LAJMI I FUNDIT:

Mbi 1200 çifte të shkurorëzuara në Kosovë, shumica e tyre nuk kishin fëmijë

Mbi 1200 çifte të shkurorëzuara në Kosovë, shumica e tyre nuk kishin fëmijë

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Shkurorëzimeve në Kosovë” për vitin 2015.

Sipas të dhënave të dala nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, gjatë vitit të kaluar janë shkurorëzuar 1,268 çifte bashkëshortore.

Sipas ASK-së, të dhënat në këtë publikim janë paraqitur sipas bazës së grumbullimit të të dhënave administrative për vitin 2014 nga gjykatat themelore të Kosovës, ku janë grumbulluar gjithsej 1 268 fleta statistikore për shkurorëzime (SHK-1).


“Këto të dhëna tregojnë se në Kosovë në vitin 2015 janë shkurorëzuar 1 268 qifte-bashkëshortore. Prej tyre, meshkuj të përkatësisë: shqiptare ishin 95.6%, serbe 0.2%; turke 0.5%; boshnjake 1.6%; rome, ashkalike dhe egjiptiane 0.9%; dhe të tjerë ishin 1.2%. ndërsa, femrat e shkurorëzuara sipas përkatësisë etnike ishin: shqiptare, 87.3%; serbe, 0.4%; turke, 0.3%; boshnjake, 1.3%; rome, ashkalike dhe egjiptiane, 0.7%; dhe të tjerë, 9.9%”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, bëhet e ditur se sipas kohëzgjatjes së martesës, dominonte: viti i dytë me 13.6%; viti i parë me 13.2%; dhe më pak se një vit, 9.9% etj.

Ndërkaq, te shkurorëzimet sipas grup-moshave, dominonin femrat e moshës 25-29 vjeçare me 292 shkurorëzime, ose 23.0%; dhe meshkujt e moshës 25-29 vjeç me 277 ose 21.8%.

“Te shkurorëzimet, sipas përgatitjes shkollore, dominojnë femrat dhe meshkujt me shkollë të mesme. Numri i femrave të kësaj kategorie ishte 473, ose 37.3%; kurse i meshkujve 558, ose 44.0%. Numri më i madh i bashkëshortëve të shkurorëzuar janë pa fëmijë me 61.8%, pastaj vijnë me dy fëmijë me 14.2%, dhe me një fëmijë me 11.7%”, përfundohet në njoftimin e ASK-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori