Mbi 1 mijë gjoba dhe 33 aksidente për vetëm një javë në Gjilan

Policia në Gjilan në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri në trafik kanë shqiptuar 1769 gjoba.
Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në hetimin e 25 aksidenteve të trafikut me dëme materiale, hetim i 8 aksidenteve të trafikut me të lënduar dhe është shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për 16 ngasës.
Me qëllim parandalimin e aksidenteve në trafik, policia bën thirrje tek qytetarët për kujdes të shtuar në trafik.
“Apelojmë tek të gjithë ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik, uleni shpejtësinë, mos përdorini telefonin, vendosni rripin e sigurimit, keni kujdes ndaj këmbësorëve, këmbësorë përdorni vijat e bardha për kalimin e rrugës, mos e neglizhoni sinjalistikën rrugore dhe semaforët”, thuhet në njoftimin e policisë.
Gjithashtu apelohen qytetarët që të ndihmojnë në uljen e aksidenteve dhe ruajtjen e jetës.
“Siguria në rrugë është përgjegjësi e përbashkët”, nënvizohet në njoftim.


















































