Mbështetja e Simeones për Valverden në kartonin e kuq ndaj Moratas - uruguaiani ia fitoi Realit Superkupën e Spanjës

Fede Valverde është treguar një lojtar sa i çmendur, por aq edhe i mençur për skuadrën e tij.
Real Madridi e mposhti Atletico Madridin në finalen e Superkupës së Spanjës me anë të penalltive (4-1), pasi koha e rregullt kishte përfunduar pa gola.
Valverde u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 115-të për ndërhyrjen ndaj Alvaro Moratas, që kishte shanse ta shënonte golin e fitore, por që mesfushori bëri një ndërhyrje brutale në të.
Për atë veprim, gjyqtari e përjashtoi nga finalja, derisa Diego Simeone i ka dhënë mbështetje derisa po largohej nga fusha dhe ka thënë pas takimit se gjithkush do ta bënte atë.
“I thash atij të mos shqetësohej, i thash që gjithkush do ta bënte atë veprim në atë situatë, Unë do ta bëja të njëjtën gjë”, ka thënë ai.
“Lojtari i ndeshjes ishte Fede Valverde, pasi ai ia fitoi takimin Real Madridit”, ka shtuar më tej trajneri argjentinas.
Valverde arriti që ta dërgonte ndeshjen në gjuajtjen e penalltive, aty ku Los Blancos shënuan katër, ndërsa rivali i tyre lokal vetëm një. /Telegrafi/

























































