Mbështetja që mori Kosova për liberalizim të vizave në seancën e fundit plenare të Parlamentit Evropian po shihet me skepticizëm në Kosovë. Njohës të marrëdhënieve ndërkombëtare thonë se kjo është një deklaratë e përsëritshme, që nuk ka efekt të madh.
Sipas tyre, Parlamenti Evropian nuk obligon Këshillin e Ministrave dhe Komisionin Evropian për një gjë të tillë, çka bënë që lëvizja e lirë e qytetarëve të mbetet peng, sidomos i vendeve anëtare që nuk e kanë njohur Kosovën.
Arbër Fetahu nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLSP), thotë se është e padrejtë që Kosova të jetë vendi më i izoluar i Evropës, kur dihet se kjo e fundit ka plotësuar kushtet dhe detyrat e dhëna në periudha të gjata.
“Sa i përket liberalizimit të vizave është sinjal i mirë kjo përkrahje në Parlamentin Evropian, por është një deklaratë e përsëritshme, që efektin nuk e ka të madh, pasi që deklaratat dhe rezolutat e Parlamentit Evropian nuk janë obligative për shtetet anëtare dhe Këshillin e Ministrave dhe Komisionin Evropian. Kësisoj, liberalizimi i vizave mbetet peng, sidomos i vendeve anëtare të cilat duhet ta japin miratimin e tyre, dhe në këtë moment nuk është në dorën e Kosovës të vendosë diçka në këtë drejtim, përpos që t’i kryej detyrat dhe të vazhdojë një imazh të mirë sidomos në luftën kundër korrupsionit… Mbetemi vendi më i izoluar në Evropë dhe marrë parasysh edhe numrin e banorëve, edhe kontekstin politik e ekonomik, ka vende që janë edhe më keq e janë të liberalizuara në kuptimin e lëvizjes së lirë dhe të tregut”, thotë ai për KosovaPress.
Profesori universitar, Afrim Hoti thotë se shqetësimet e Këshillit të Ministrave kanë kaluar secilin kusht dhe se çështja e vizave është stërvonuar.
“Unë besoj se çështja është krejtësisht politike sepse në kuptimin procedural dhe nisur nga raporti që kemi nga Komisioni Evropian, që konstaton plotësimin e kritereve, atëherë mendoj se vërtetë kjo çështje do të duhej harruar deri më tash. Si duket ka probleme të tjera pulitke, të cilat nuk po munden me i tejkaluar disa vende të BE-së, për ta marrë liberalizimin… Prandaj, edhe nëse zvarritet, eventualisht nëse nuk marrim liberalizimin, nuk do të befasohesha”, thotë Hoti.
Edhe Emir Abrashi nga Demokracia Plus, thotë se liberalizimi i vizave tashmë nuk është në dorën e Kosovës. Megjithatë, thekson se Qeveria e Kosovës nuk duhet t’i ndalë përpjekjet që ta shtyjë përpara këtë proces.
“Do të duhej të punohej goxha shumë për realizimin e premtimit për liberalizimin e vizave, gjë që nuk është në dorën e Kosovës. Megjithatë, Qeveria e Kosovës nuk duhet t’i ndal përpjekjet për ta shtyrë përpara këtë proces, aq më tepër kur kemi parasysh se kemi një përkrahje të madhe në këtë aspekt në Parlamentin Evropian”, thotë ai.
Kosova është i vetmi vend i Ballkanit Perëndimor që nuk gëzon lëvizjen e lirë të qytetarëve. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Dashnor Sula tërheq emrin nga lista e Nisma “Shqipëria Bëhet”, zbardhet arsyeja

Gashi: Qytetarët nuk janë të kënaqur me diskursin politik dhe kulturën politike në Kuvend

Mickoski: Gjykatësit me mosbesim të votuar të dorëhiqen e të mos çojnë inat, ndryshe populli do të protestojë

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës