Mbërrin në Kuvend propozimi për shkarkimin e Kocevskit, pritet që Gashi të caktojë seancën

Në Kuvend ka mbërritur propozimi për shkarkimin e kryeprokurorit, Lupço Kocevski. Për procedurën e mëtejshme, Kuvendi ka njoftuar se do të japë informacione shtesë.
Procesi për shkarkimin e Kocevskit, i cili ishte ndërprerë pas tragjedisë në Koçan dhe ishte pezulluar përkohësisht gjatë periudhës zgjedhore, ka rifilluar me vendim të Qeverisë.
Siç deklaroi zëdhënësja e Qeverisë, Marija Miteva, shkarkimi propozohet për shkak të gabimeve të rënda profesionale në drejtimin e Prokurorisë Publike, të cilat, sipas saj, kanë çuar në cenim të efikasitetit dhe funksionalitetit të Prokurorisë.
Si pasojë e shkeljeve të kryera, gjatë periudhës së kaluar është evidentuar dobësimi i funksionalitetit të Prokurorisë Publike dhe është cenuar seriozisht integriteti i institucionit.


































