LAJMI I FUNDIT:

Mbappe është ftuar në një takim me presidentin e Francës dhe emirin e Katarit

Mbappe është ftuar në një takim me presidentin e Francës dhe emirin e Katarit

Kylian Mbappe është ftuar në një takim sy me sy me presidentin e Francës, Emanuel Macron, dhe emirin e Katarit, Tamim Bin Hamad Al-Thani, ka raportuar mediumi francez Le Parisien.

Edhe presidenti i Paris Saint-Germainit, Nasser Al-Khelaifi, do të jetë gjithashtu i pranishëm në këtë takim.

Një takim pak a shumë i njëjtë kishte ndodhur edhe në vitin 2022 kur kontrata e Mbappes me PSG-në kishte mbaruar.


Ishte presidenti francez ai i cili ia doli që ta bind Mbappen për qëndrim në Francë, andaj sulmuesi rinovoi edhe për dy sezone tjera me PSG-në.

Këtë herë situata duket të jetë më ndryshe sepse Mbappe tashmë e ka ndarë mendjen për largim dhe këtë ua ka bërë të ditur hierarkisë së PSG-së si dhe bashkëlojtarëve të tij.

Trajneri i PSG-së, Luis Enrique, gjithashtu ka paralajmëruar largimin e Mbappes. Kur u pyet se pse e zëvendësoi francezin herët gjatë ndeshjes në vikend ai tha: Herët apo vonë, në një pikë, ne duhet të mësohemi të luajmë pa Kylian Mbappen.

Ylli i Real Madridit mirëpret transferimin e Mbappes
Lexo po ashtu Ylli i Real Madridit mirëpret transferimin e Mbappes

Në rast se PSG-ja arrin që të bind Mbappen edhe një herë tjetër duke përdorur presidentin francez dhe emirin e fuqishëm, atëherë do të ishte fundi i kësaj historie.

Sidoqoftë, shumë burime të besueshme kanë raportuar se Mbappe tashmë ka arritur një marrëveshje për tu bashkuar me Real Madridin gjatë verës, dhe po diskutohen detajet e vogla si të drejtat e imazhit, para se gjithçka të bëhet zyrtare./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Liverpooli i ofron lojtarit një rritje të pabesueshme rroge prej 650 për qind

Liverpooli i ofron lojtarit një rritje të pabesueshme rroge prej 650 për qind

Premier League
Barcelona po tenton t’i mundësojë yllit të skuadrës transferimin në Arabinë Saudite

Barcelona po tenton t’i mundësojë yllit të skuadrës transferimin në Arabinë Saudite

La Liga
Klubi i Ligës Premier vendos të shkarkojë trajnerin e tyre, gjen edhe pasuesin

Klubi i Ligës Premier vendos të shkarkojë trajnerin e tyre, gjen edhe pasuesin

Premier League
Mesfushori i Arsenalit do të largohet falas në verë, Barcelona dhe dy klube tjera e duan atë

Mesfushori i Arsenalit do të largohet falas në verë, Barcelona dhe dy klube tjera e duan atë

Premier League
Sesko para transferimit të karrierës së tij, do të kushtojë 80 milionë euro

Sesko para transferimit të karrierës së tij, do të kushtojë 80 milionë euro

Ndërkombëtare
Dembele konsiderohet si pretendentë serioz për Topin e Artë, përpara treshes së Barcelonës

Dembele konsiderohet si pretendentë serioz për Topin e Artë, përpara treshes së Barcelonës

Ndërkombëtare
Kalo në kategori