LAJMI I FUNDIT:

Mbahet seanca e Kuvendit, bëhet shqyrtimi i dytë i Projektligjit për buxhetin

Mbahet seanca e Kuvendit, bëhet shqyrtimi i dytë i Projektligjit për buxhetin

Kuvendi i Kosovës sot mban seancën plenare, ku do të bëhet shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2017.

Javën e kaluar Kuvendi e ka miratuar në lexim të parë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Buxhetit 2017.

Ndryshe, një ditë më parë Komisioni për Buxhet dhe Financa me vetëm një votë kundër votoi amendamentet e Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Buxhetin e Kosovës.


Ndërkaq javën e kaluar deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar Projektligjin për buxhetin në shqyrtimin e parë me 61 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.