Në Tiranë mbahet sot Konferenca e 3-të e Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s, me pjesëmarrjen e delegacioneve nga 32 vendet anëtare të Aleancës.

Objekt i diskutimit është “shkëmbimi i njohurive, forcimi i bashkëpunimit dhe ndërtimi i strategjive të përbashkëta që synojnë mbrojtjen kolektive përballë kërcënimeve gjithnjë në ndryshim në hapësirën kibernetike”.


Në një fjalë përshëndetëse për këtë Forum, kreu i NATO-s, Mark Rutte siguroi se në NATO asnjë vend nuk është i vetëm përballë kërcënimit kibernetik.

“Aleatët e NATO-s po rrisin shpenzimet e tyre në hapësirën kibernetike, në maj rritëm shpenzimet 5 për qind për mbrojtjen, kjo do të thotë që mbrojtka jonë do e bëhet më e fortë ndaj kërcënimeve kibernetike. NATO ofron rrjet unik për të reaguar ndaj këtyre sulmeve. Ky forum në Tiranë është i jashtëzakonshëm për të ndarë ekspertizën tuaj. NATO do vazhdojë të promovojë një reagim, normash. Në NATO askush nuk qëndron i vetëm, të gjithë qëndrojmë së bashku në këtë epokë digjitale ku gjithkush kërkon të na dëmtojë”, tha Rutte në fjalën përshëndetëse në Forum, raporton euronews.al.