Në Gjakovë është mbajtur trajnimi i tretë për ‘Mobile Journalism’.

Në këtë trajnim të pranishëm kanë qenë studentë, gazetarë nga mediat lokale si dhe përfaqësues nga shoqëria civile nga ky rajon.


Gjakove4

Trajnimi është fokusuar për aspektet e raportimit medial dhe video gazetari mobile.

Pas hyrjes përshëndetëse nga Rina Gurgule, koordinatore e Projektit dhe Gentian Lluka, CEO Telegrafi, për përmbajtjen, burimet dhe verifikimin e informatave ka folur Muhamet Hajrullahu, kryeredaktor i Telegrafi.

Gjakove3

Për “Teknikat e Gazetarisë mobile: Xhirimi dhe montimi me telefon”,  ka folur Gëzim Avdiu nga Pixels Productions.

Gjakove1

Participantët janë trajnuar edhe për “Inteligjenca artificiale dhe gazetaria” nga Shqip.AI.

Ndërsa për “Monetizimin e përmbajtjes” ka folur Valdrin Rexhepi, CSO –Telegrafi.

Screenshot 65

Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të shkruajnë dhe xhirojnë storien e tyre të lajmeve nën mentorim, ndërkaq shkrimet finale do të publikohen në Telegrafi.com

Gjakove5

Përveç njohurive, pjesëmarrësit do të marrin kompensim për punën e tyre.

Screenshot 61

Tri lajmet/artikujt me video dhe përmbajtjen më të mirë do të zgjidhen nga juria profesionale dhe do të shpërblehen me çmime prej 400, 200 dhe 100 euro, respektivisht.

Screenshot 62

Në ndërkohë trajnimet e radhës do të mbahen në Gjilan, Ferizaj, Mitrovicë e Prishtinë.

(Ky projekt mundësohet nga Programi #SustainMedia, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, zbatuar nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e Telegrafit dhe nuk pasqyron domosdoshmërish pikëpamjet e BE-së apo Qeverisë Gjermane). /Telegrafi/