LAJMI I FUNDIT:

Mbahet ankandi i katërt i letrave me vlerë për vitin 2020

Mbahet ankandi i katërt i letrave me vlerë për vitin 2020

Ministria e Financave dhe Transfereve njofton se më 29 prill 2020 do të mbahet ankandi i katërt për 2020.

Në këtë ankand, do të emetohen obligacione me maturitet 2 vjeçar në shumën prej 25 milionë euro.


“Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (2 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave.

Ministria thotë se për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë duhet të kontaktohet ndonjërën nga bankat komerciale që operojnë në Kosovë. /Telegrafi/