Ka qenë një nisje jo e mirë e kuqezinjve në Austri që pësuan dy herë në harkun kohor të pak minutave, mirëpo ndeshja mund edhe të ishte barazuar. Për mbrojtësin e Kombëtares, momenti i pësimit të golave ka qenë një keqkuptim mes lojtarëve të prapavijës.
Në një prononcim për Panorama Sport pas ndeshjes, Mërgim Mavraj tregon thirrjen e Canës në atë moment që rezultoi fatal në përfundim të takimit.
Pësimi i golave Mbrojtësi ka folur për pësimin e golit të parë si dhe për atë që duhet të bënte skuadra në momentet që arriti të krijojë raste në portën e kundërshtarit.
“Pësimi i golit të parë në atë mënyrë është diçka që ndodh edhe te skuadrat më të mira. Kemi bërë mirë edhe gjatë fraksionit të parë të lojës, mirëpo nuk patëm cilësi në zonë”, ka deklaruar mbrojtësi.
Thirrja e Canës
Te momenti i golit të dytë, Mërgim Mavraj tregon komunikimin me kapitenin e skuadrës dhe fjalën e tij në atë moment, që solli edhe pësimin e golit të dytë.
“Në momentin e golit të dytë, unë e zotërova situatën. Por, Loriku më tha: ‘Je vetëm. Lëre topin’ dhe unë ashtu veprova, pasi nuk kisha çfarë të bëja tjetër”, deklaron mbrojtësi i Këlnit.
Një keqkuptim që në fakt i dha mundësinë Martin Harnikut që të dyfishojë rezultatin për Austrinë. Shqipëria kishte një tjetër paraqitje në fraksionin e dytë të lojës dhe pavarësisht se nuk ia arriti që të barazonte takimin, bëri përpjekje maksimale për të rrezikuar portën e Austrisë, edhe pas shënimit të golit të Lenjanit.
Paraqitja Sipas Mavrajt, në fraksionin e dytë të lojës ka qenë një tjetër paraqitje dhe skuadra ka bërë një ndeshje pozitive.
“Pjesa e dytë ishte shumë, shumë e mirë nga ana jonë, pavarësisht se nuk barazuam dot”, është shprehur futbollisti i Kombëtares për Panorama Sport, në përfundim të takimit të djeshëm.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGuardiola bën 'goditjen' e parë të janarit: Transferimi 80 milionësh po zbarkon te Man City
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
"Vetëm Ronaldo mund ta kthejë penalltinë në një moment viral” - ylli portugez shënon golin e parë për vitin 2025
Tensione mes Flick dhe yllit të Barcelonës: Trajneri gjerman e dëshiron largimin e tij nga klubi
Lëndim i rëndë për Armando Brojën, largohet me barelë nga fusha
Ruben Amorim po realizon transferimin e parë te Man United
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025