Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, sot ka vizituar edhe Shpellën e Gadimes, një nga vendet më të veçanta turistike në Kosovë.
Me këtë rast, ministri Matoshi ka bërë të ditur se MMPH-ja shumë shpejtë do të fillojë me projekte që kanë për qëllim përmirësimin e infrastrukturës në Shpellën e Gadimes.
“Ka pasur mungesë të investimeve të mirëmbajtjes të shpellës dhe në infrastrukturën përreth saj. Është për keqardhje dhe e turpshme që 20 vjet pas luftës nuk ka tualete për vizitorë tek Shpella e Gadimes dhe ne kemi bërë hapat konkretë për këtë. Javën e ardhshme fillon ndërtimi i tualeteve për t’u krijuar kushte vizitorëve që të jenë më të rehatshëm”, deklaroi ministri Matoshi.
Sipas njoftimit për media, i pari i MMPH-së, tha se gjatë këtij viti do të investohet edhe në rregullimin e ndriçimin brenda Shpellës së Gadimes.
“Në një pjesë të shpellës kemi problemin e ndriçimit të cilin e kemi adresuar dhe do ta zgjidhim përgjatë këtij viti zgjerimin e rrjetit të ndriçimit brenda shpellës. Po ashtu brenda saj kemi dalje të ujërave që e bëjnë të pamundshme vizitat në disa sektorë të shpellës. Po ashtu edhe për këtë po gjejmë zgjidhje, theksoi ministri Matoshi.
Ministri Matoshi ndër të tjerash ka treguar se Shpella e Gadimes shumë shpejt do të plotësohet me stafin e saj.
“Kjo është një shpellë që menaxhohet nga MMPH-ja, ka pasur defekte të shumta në të kaluarën edhe në mënyrë të funksionimit të saj. Tashmë jemi në fazën përfundimtare të kompletimit të shpellës me staf të mjaftueshëm që tu dalim në mbështetje vizitorëve që janë të shumtë që vijnë ta shohin një prej bukurive kryesore që ka vendi ynë”, tha ministri Matoshi./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ndalohet për 48 orë i dyshuari për grisjen e Kuranit, Policia thotë se ka të kaluar kriminale

U raportua se e kanë larguar nga LDK-ja, reagon kryeshefi i Termokosit

Mickoski: Shpresoj se procesi ynë i integrimeve evropiane do të zhbllokohet me mbështetjen e madhe të Hungarisë

Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

KPK dhe ZKPSh i reagojnë Kurtit: Zbatimi i ligjit është detyrim, jo interes personal

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

"Grisja e Kuranit akt i shëmtuar dhe neveritës", Hoxha i Prizrenit: U tha se personi ka probleme psikike

Rutte dhe ambasadorët e NATO-s pritet ta vizitojnë Kosovën

"Fitimtari do ta formojë qeverinë", Kurti flet për zgjedhjet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës