LAJMI I FUNDIT:

Maskë ushqyese me Turmeric

Maskë ushqyese me Turmeric

Turmeric (shafrani i Indisë) është një erëz me nuancë të verdhë, e cila përdoret shpesh si çaj apo në gatime. Megjithatë, shumë pak njerëz e dinë që turmeric përdoret zakonisht si një produkt bukurie, që shndrit tonin e lëkurës, pa përdorimin e kimikateve të ashpra.

Anila Mirdita
BioNatural Shop
www.facebook.com/BioNaturalShop

Është e ditur që maskat me turmeric janë trajtim mbretëror për lëkurën. Shumë nuse e përdorin maskën me turmeric për fytyrë para dasmës, në mënyrë që të ndriçohet, të pastrohet dhe të shndritë lëkura e tyre para ditës së madhe.

5 përfitimet kryesore nga turmeric


▪ Ndriçon tonin e lëkurës
▪ Ndihmon në mirëmbajtjen e elasticitetit të lëkurës (shumë e dobishme për gratë shtatzëna që duan të parandalojnë strijat).
▪ Turmeric redukton ndjeshëm pamjen dhe rritjen e qimeve të fytyrës (me përdorim të rregullt, rezultatet shihen brenda një muaji).
▪ Turmeric trajton aknet sepse ndihmon në rregullimin e prodhimit të sebumit.
▪ Është natyrale, antioksidues i shkëlqyeshëm, që mund të përdoret për çdo lloj lëkure.

Si të përgatisim maskën e fytyrës me turmeric?

Përbërësit: Turmeric, mjaltë, limon, vaj bajame, kanellë

Kjo maskë funksionon në mënyrë absolute.
Mjalti është i njohur si një antibakterial , antiinflamator , anti – çdo gjëje të keqe. Bën mrekulli në lëkurën tuaj, duke e lënë atë të butë, elastike dhe të qetësuar.

Përzieni 1 lugë (gjelle) mjaltë me gjysmë lugë (të mesme) turmeric. Shtoni 1/4 lugë (të mesme) kanellë, e cila ndihmon në zvogëlimin e pikave të zeza, një lugë (të mesme) vaj bajame, e cila zbut dhe ndriçon rrathët e errët poshtë syve, dhe një lugë (gjelle) limon, i cili ndihmon në zvogëlimin e puçrrave të fytyrës dhe në zbardhjen e lëkurës.

Përzieni që të gjitha dhe vendoseni në mënyrë të barabartë në fytyrë, duke e lënë për 15-20 minuta; më pas shpëlajeni tërësisht me ujë.

Kujdes: Turmeric lë ngjyrë të lehtë të verdhë në lëkurë. Është e përkohshme. Pasi e lani fytyrën dy herë apo bëni një dush, ngjyra largohet tërësisht. Mos e lani fytyrën shumë herë, pasi kjo i bën keq lëkurës suaj dhe e than atë. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Gjashtë mënyra për të veshur xhinse dhe për t'u dukur elegante

Gjashtë mënyra për të veshur xhinse dhe për t'u dukur elegante

Keshilla Modë
Performancë, mes disiplinës dhe lirisë: Kombinime që duhet t'i rikrijoni patjetër

Performancë, mes disiplinës dhe lirisë: Kombinime që duhet t'i rikrijoni patjetër

Keshilla Modë
E vetmja ngjyrë që Kate Middleton nuk e vesh: Nuk i pëlqeu as mbretëreshës Elizabeth

E vetmja ngjyrë që Kate Middleton nuk e vesh: Nuk i pëlqeu as mbretëreshës Elizabeth

Moda
Nuk jeni i sigurt nëse partneri juaj është personi i duhur për ju? Këto janë shenjat që konfirmojnë se keni gjetur shpirtin tuaj binjak

Nuk jeni i sigurt nëse partneri juaj është personi i duhur për ju? Këto janë shenjat që konfirmojnë se keni gjetur shpirtin tuaj binjak

Në çift
Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

Nëse bashkëshorti bisedon me ty vetëm kur i teket atij: Kështu duhet të veprosh!

Nëse bashkëshorti bisedon me ty vetëm kur i teket atij: Kështu duhet të veprosh!

Këshilla dhe arsye
Kalo në kategori