Në këtë periudhë, kur numri i rasteve me coronavirus po rritet një ndër rekomandimet e institucioneve shëndetësore është bartja e maskave, me qëllim të luftimit dhe parandalimit të përhapjes së pandemisë COVID-19.
Por, cilat janë tre llojet kryesore të maskave të fytyrës sipas Klinikës Digjitale?
Maskat në përdorim për parandalimin e COVID-19, zakonisht janë tre lloje:
– Maskë fytyre nga tekstili
– Maskë kirurgjike
– Respirator N95
Maska e tekstilit
Për të parandaluar transmetimin e virusit nga njerëzit pa simptoma, Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) rekomandon që të gjithë njerëzit pa përjashtim të bartin maska tekstili për fytyrë, të punuara edhe në shtëpi.
Ky rekomandim vlen kur ndodheni në vende publike dhe ku është vështirë të ruani një distancë prej 2 metrash nga të tjerët. Ky rekomandim, përveç distancës fizike të obligueshme vlen edhe për mbajtjen e duhur të higjienës.
Lani maskat e tekstilit pas çdo përdorimi. Kur i hiqni, kini kujdes që të mos prekni sytë, hundën dhe gojën. Lani duart menjëherë pasi të keni hequr.
– Përfitimet e maskave të tekstilit
Maska e tekstilit mund të bëhen në shtëpi nga materiale të zakonshme, kështu që ka furnizim të pakufizuar.
Ato mund të ulin rrezikun e njerëzve pa simptoma që transmetojnë virusin përmes të folurit, kollitjes ose teshtitjes.
Ato janë më mirë sesa të mos përdorim maskë dhe ofrojnë mbrojtje, veçanërisht kur distanca fizike është e vështirë të mirëmbahet.
– Rreziqet e maskave të tekstili
Ato mund të japin një ndjenjë të rreme të sigurisë. Derisa maskat e tekstilit janë poashtu në përdorim, ato ofrojnë shumë më pak mbrojtje sesa maskat kirurgjikale ose respiratorët N95. Një studim i vitit 2008 tregoi se maskat e tekstilit mund të jenë për gjysmë më pak efektive sesa maskat kirurgjikale dhe deri 50 herë më pak efektive sesa respiratorët N95.
Ato nuk i zëvendësojnë ose zvogëlojnë nevojën për masa të tjera mbrojtëse. Higjiena e duhur dhe distanca fizike mbesin metodat më të mira për të mbajtur veten të sigurt.
Maska kirurgjike
Maskat kirurgjike janë maska për një-përdorim, të përshtatshme për fytyrë që mbulojnë hundën, gojën dhe mjekrën. Ato zakonisht përdoren për:
– Të mbrojtur personin me maskë nga spërkatjet, spërklat dhe pikat e mëdha
– Parandalojnë transmetimin e sekreteve potenciale infektive të frymëmarrjes nga individi me maskë tek të tjerët
– Maska kirurgjikale mund të ndryshojnë në dizajn, por vetë maska është shpesh e sheshtë dhe drejtkëndëshe në formë dhe me palosje. Pjesa e sipërme e maskës përmban një shirit metalik që mund t’i përshtatet hundës suaj.
– Shiritat elastike ose të gjatë, të drejtë ndihmojnë në mbajtjen e një maskë kirurgjikale derisa e keni të vendosur. Këto mund të lakohen pas veshëve ose të lidhen pas kokës.
Respiratorët N95
Respiratori N95 është maskë më e ngushtë për fytyrën. Përveç spërkatjeve, spërklave dhe pikave të mëdha, ky respirator mund të filtrojë edhe 95 për qind të grimcave shumë të vogla. Kjo përfshin viruse dhe baktere.
Respiratori në vetvete është zakonisht rrethor ose oval në formë dhe është krijuar për të formuar një ngjitje të ngushtë në fytyrën tuaj. Shiritat elastik ndihmojnë ta mbani ta ngjitur fortë për fytyrën tuaj.
Disa lloje mund të kenë një shtojcë të quajtur valvule për frymënxjerrje, e cila mund të ndihmojë frymëmarrjen dhe parandalojë krijimin e nxehtësisë dhe lagështisë.
Respiratorët N95 nuk janë të gjithë me një madhësi të përshtatshme. Ata duhet të testohen para përdorimit për të siguruar që është bërë ngjitja/fiksimi i duhur. Nëse maska nuk fiksohet në mënyrë efektive në fytyrën tuaj, ju nuk do të merrni mbrojtjen e duhur.
Pasi të janë testuar, përdoruesit e respiratorëve N95 duhet të sigurohen se ngjitja/fiksimi i maskës është adekuat sa herë që vendoset.
Është gjithashtu e rëndësishme të theksohet se një ngjitje/fiksim adekuat nuk mund të arrihet tek disa njerëz, në veçanti tek fëmijët dhe njerëzit me mjekër. /klinikadigjitale/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Misajllovski në Bruksel u takua me grupin e kontaktit për Ukrainën, fokusi në mbështetjen për Kievin
Incident në një deponi të jashtëligjshme në Shuto Orizare, inspektorati dhe kryetari i Komunës denoncojnë rastin në MPB
Edhe në rigjykim ish-shefi i AKI-së, Driton Gashi, nuk e pranon fajësinë
Aksident me fatalitet në Carralevë, humb jetën një 42-vjeçar nga Suhareka
Numërohen 99.72 për qind, këto janë votat për partitë politike
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi
“Vila s’është e imja”, dëshmia e Veliajt: Mallkuar qoftë kush punon në këtë vend
"LDK do ta arrijë rreth 20 për qind", Abdixhiku: Do të qëndrojmë në opozitë
Arrestohen tre persona në Pejë, njëri i shkaktoi lëndime të rënda policit teksa tentoi të ikte
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re