Maska për kujdesin ndaj lëkurës, të lehta për t’u përgatitur në kushte shtëpie

Në këto kohë izolimi, mundohuni të kaloni kohën duke u kujdesur për veten.
Kaltrina Brovina Zogiani, konsulente për përkujdesje të lëkurës ka përgatitur dy maska të lehta, por shumë efikase për lëkurën që ja vlenë t'i provoni, transmeton Telegrafi.
Më poshtë gjeni maskat:
Maskë kundër shenjave të moshës
Përbërësit:
- 1 lugë e mesme jogurt
- 1 lugë e mesme mjaltë
- 1 lugë e mesme çaj i gjelbërt
Përgatitja:
I përziejmë përbërësit deri sa të fomohet një masë e njëtrajtshme. Në fytyrë të pastruar aplikojmë maskën dhe e mbajmë deri në 20 minuta. E shperlajmë me ujë të vakët.
MJALTA- ka veti antibakteriale përmban antiskeptik dhe antioksidant, ndihmonë në riparimin e lëkures nga dëmtimi i rrezeve të diellit, hidraton lëkuren dhe lufton formimin e akneve.
ÇAJI I GJELBËRT- përmban antioksidantë të fuqishëm, të cilët ndihmojnë qetësimin e akneve, shenjave dhe rrudhave.
Maskë për balancimin e yndyrës
Përbërësit:
- 1 lugë e mesme lëng limoni
- 1-2 dredhëza
Përfitimet nga maska:
Kjo maskë pastron poret thellësisht dhe balancon yndyrën.
DREDHËZAT- përmbajnë acid hidroksil gjë që ndihmonë në kontrollin e prodhimit të tepërt të yndyrës duke parandaluar formimin e puçrrave dhe pikave të zeza. Dredhëzat janë të pasura me vitaminë C, acid salicilik, asparatik, folate dhe fibra.
Këtë frut e gjejmë në shumë produkte kozmetike dhë përdorimi direkt në lekurë është i sigurtë.
Përgatija:
Shtypim dredhëzën dhe ia shtojmë lëngun e limonit, e përziejmë deri sa të fomohet një masë si maskë, e vendosim në lekurë të pastërt. Pas 20 minutash e shpërlajmë me ujë të vakët dhe pastaj edhe me ujë të ftohët.
/Telegrafi/




















































