LAJMI I FUNDIT:

Maska për fytyrë të përgatitura në shtëpi

Maska për fytyrë të përgatitura në shtëpi

Ka disa ushqime që bëjnë shumë mirë jo vetëm për trupin, por edhe për lëkurën. Përveç këtyre, këto elemente mund të bëhen pjesë e jetës tuaj të shëndetshme.

Jeni kureshtarë cilët janë përbërësit kryesorë?

Mjalti
Mjalti tërheq lagështinë dhe e mban atë brenda. Me pak fjalë, nëse keni problem me lëkurë të thatë dhe doni të gjeni një zgjidhje të shëndetshme, mjalti mund të jetë ajo çfarë kërkoni. Kështuqë, përpara se ta provoni, lajeni fytyrën me ujë të ngrohtë. Më pas aplikoni mjaltin në lëkurën e njomë dhe lëreni të qëndrojë për rreth 30 minuta. Më pas shpëlajeni me ujin të ngrohtë. Në fund me një peshqir të ftohtë shtypeni lehtë lëkurën që të mbyllni poret.

Të verdhat e vezëve
Të verdhat e vezëve janë të pasura më vitaminë A, e cila ndihmon për njollat dhe aknet. Shtoni dy të verdha vezësh në një tas të vogël dhe përziejini mirë. Me disa pambuqe aplikojeni në fytyrë. Lëreni 20 minuta dhe shpëlajeni me ujë të ftohtë.


Banania
Po kërkoni për përbërësin më të mirë të maskave të fytyrës? Në këtë rast duhet të provoni bananet. Bananet janë të pasura në vitamin A, B dhe E si edhe magnez, zink ose kalium. Thjesht merrni një banane të qëruar dhe shtypeni. Aplikojeni si pastë në të gjithë fytyrën dhe lëreni për 20 minuta. Në fund, merrni një peshqir të thatë dhe hiqeni maskën me ujë të ngrohtë. Mos harroni ta aplikoni dy here në javë, nëse doni vërtet rezultate të shkëlqyera.

Avokado
Avokado është një mundësi e shkëlqyer kur vjen puna tek maskat e fytyrës. Ky përbërës është i pasur me vitamina A, C dhe E, kalium dhe hekur, të gjithë këto elemente ushqyese që përmirësojnë lëkurën.
Shtypni një avokado me pirun derisa të bëhet pastë dhe aplikojeni në lëkurë. Lëreni maskën të bëjë magji për 10 minuta e më pas shpëlajeni fytyrën me ujë të ngrohtë. /telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Gjashtë mënyra për të veshur xhinse dhe për t'u dukur elegante

Gjashtë mënyra për të veshur xhinse dhe për t'u dukur elegante

Keshilla Modë
Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

Performancë, mes disiplinës dhe lirisë: Kombinime që duhet t'i rikrijoni patjetër

Performancë, mes disiplinës dhe lirisë: Kombinime që duhet t'i rikrijoni patjetër

Keshilla Modë
Ky është trupi me përmasat ideale të një femre, sipas shkencës

Ky është trupi me përmasat ideale të një femre, sipas shkencës

Nuk jeni i sigurt nëse partneri juaj është personi i duhur për ju? Këto janë shenjat që konfirmojnë se keni gjetur shpirtin tuaj binjak

Nuk jeni i sigurt nëse partneri juaj është personi i duhur për ju? Këto janë shenjat që konfirmojnë se keni gjetur shpirtin tuaj binjak

Në çift
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj

Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj

Bebja këtu
Kalo në kategori