LAJMI I FUNDIT:

Masiela mund ta vizitojë Kosovën

Masiela mund ta vizitojë Kosovën

Aktorja e njohur e Hollywood-it e cila është kritikuar kohëve të fundit për rolin e saj në filmin "Koha e kometës", mund ta vizitojë Kosovën për premierën e filmit të saj.

Sipas disa organizatorëve në premierën e filmit në Kosovë, ku përpos personaliteteve të jetës publike, pritet që të vinë edhe aktorët e njohur gjerman Ralf Muller dhe Thomas Heinze, ndërkaq Masiela pritet t’i bashkohet ekipit ditën e hënë për ta vizituar Prishtinën ditën e martë në premierën e filmit.

Premiera e filmit që do të jepet në Prishtinë të martën më dy shtator është një ndër projektet më të shtrenjta në kinematografinë shqiptare. Për xhirimin e filmit “Koha e kometës”, film ky që është bazuar në romanin e Ismail Kadaresë, “Viti i mbrapshtë”, janë investuar rreth dy milion euro. Megjithatë, kritika shqiptare gjatë Festivalit të Durrësit nuk ka dhënë pikë pozitiv e për filmin këtë film.

Në këtë film luajnë: Blerim Destani, Masiela Lusha, Thomas Heinze, Ralph Moeller, Çun Lajci, Adem Karaga, Luan Jaha, Gentjan Zenelaj, Xhevdet Jashari, Xhevdet Ferri, Blerim Gjoci, Xhevat Qorraj, Besart Kallaku, Naomi Valeska Salz, Vlado Jovanovski,
Hismet Ramadani, Marjeta Ljarja, Adrian Aziri. Regjia është punuar nga Fatmir Koçi.