Prokuroria Themelore në Prishtinë njofton se Prokurori i Shtetit ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve F. C., R. S., L. G. dhe E. S., në drejtim të veprave penale “Mashtrimi” dhe “Shmangie nga tatimi”.
Sipas aktakuzës, të pandehurit duke filluar nga mesi i vitit 2020 e deri më 12 tetor 2022, duke vepruar në bashkëkryerje me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, kanë mashtruar të dëmtuarit, përmes komunikimit në forma të ndryshme dhe emra të rrejshëm përmes rrjeteve sociale.
“[Këta] kanë vënë në lajthitje kinse do të përfitonin shuma të mëdha të parave, me qëllim të investimit në kriptovaluta në një platformë të emëruar Green Skrill, ashtu që të dëmtuarit kanë vepruar në dëm të pasurisë së tyre, duke iu dhënë para kesh dhe duke iu dërguar shuma të ndryshme të parave në emër të pandehurve në institucionet mikrofinanciare, çka me këto veprime të pandehurit kanë realizuar përfitim pasuror në mënyrë të kundërligjshme, dhe atë në shumën e përgjithshme 304,539 mijë, me ç’rast të dëmtuarve iu kanë shkaktuar dëm të konsiderueshëm pasuror”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Me këto veprime, të pandehurit kanë kryer veprën penale “Mashtrim”.
Po ashtu, të pandehurit: F. C., në cilësinë e pronarit të biznesit, R. S., E. S. dhe L.G. në cilësinë e personave fizik, në vazhdimësi i janë shmangur tërësisht pagesës së tatimit dhe kontributeve pensionale.
“Nuk e kanë deklaruar tatimin që kërkohet me ligjin e Administratën Tatimore të Kosovës, çka me këto veprime i janë shmangur tatimit dhe kontributeve personale në vlerë prej 39,734.34 euro. Me këto veprime të pandehurit e lartcekur kanë kryer veprën penale “Shmangia nga tatimi'”, vijon njoftimi.
Në fund, prokurori i Shtetit me rastin e ngritjes së aktakuzës i ka propozuar gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cilat iu vihen në barrë, si dhe të pandehurit F. C., t’i vazhdohet masa e paraburgimit, pasi që ende nuk kanë pushuar shkaqet ligjore për qëndrimin e tij në paraburgim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëOrigjina e emrit 'Hotdog' dhe shija Halal
Top 5 benefitet e pabesueshme pse nënat shtatzënë duhet të konsumojnë vezë REA-s
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Rifillo udhëtimin tënd të shëndetit me zbritje ekskluzive në Nea Body Center
Një udhëtim drejt shijes dhe shëndetit - Llojet të ndryshme të çajrave organik nga eBukura
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
Pas gjithë debateve dhe diskutimeve, Gjesti e Egli shkëmbejnë puthje dhe përqafime
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama