Mashtrohet një person nga Ohri, jep 4.500 euro për trashëgim të fiktiv në Francë

Një person 53 vjeçar nga Ohri është mashtruar përmes "Facebook', duke paguar 4.500 euro për të marrë trashëgimi në Francë.
Sipas raportit policor, ai më 1 mars ka marrë mesazh në "Facebook" ku është njoftuar se është fitues i një trashëgimie, por së pari kanë kërkuar që të kontaktojë një avokat në Francë.
Më pas, siç thonë nga policia, ai ka marrë informacionin se si pranues i trashëgimisë së pari duhet të paguajë dhe më pas të dërgohet trashëgimia fiktive.
"Personi në fjalë disa herë ka paguar 3.730 dhe 800 euro që i ka paguar miku i tij. Pasi që nuk ka marrë trashëgiminë, ka kuptuar mashtrimin dhe rastin e kanë paraqitur në polici", thonë nga policia./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
20/04/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





















































