Michael Jackson e kishte shokuar opinionin në vitin 1994 kur kishte njoftuar se është martuar në fshehtësi me Lisa Marie Presley.
Asokohe sapo kishte përfunduar një proces gjyqësor lidhur me akuzat ndaj këngëtarit me abuzim me fëmijët, ndërsa shumëkush kishte thënë se arsyeja e kësaj martese ishte rregullim i imazhit publik të Mbretit të muzikës pop.
Sidoqoftë, në deklaratat e tyre, Michael dhe Lisa (që asokohe ishin 37 dhe 27 vjeç) thoshin se lidhja e tyre ishte reale dhe se po përpiqeshin të kenë një fëmijë bashkë.

Martesa e tyre zgjati dy vite, ndërsa punonjësit në shtëpinë e Jackson thonë se e gjitha ishte mashtrim dhe se ai i hidhte brekët e vajzës së Elvis Presleyt në dysheme që të dukej sikur kanë bërë seks.
Sandy Domz, e cila ka punuar si asistente administrative në rançin Neverland, ka thënë në dokumentarin e “Inside Edition” se nuk dukej sikur një lidhje natyrale e as si një miqësi.
“Michael mbante të brendshme dhe i hidhte ato në dysheme. Ato ishin edhe të spërkatura me parfum, në mënyrë që të dukej sikur Lisa Marie ka qenë në dhomën e gjumit”.
“Por, sa mbaj mend unë, ajo asnjëherë nuk ishte aty. Ajo ishte ose në ‘Rose Room’ ose flinte në dhomën e miqve”, ka treguar ajo.

Ndërsa ish-shërbyesi i këngëtarit, Adrian McManus, ka thënë se Jackson madje shkonte aq larg saqë vendoste gota të thyera pranë krevatit për të sugjeruar se ishte fjala për një pasion të egër mes tyre.
“Më duhej t’i pastroja dhe mendoja që Michael po luan me mua. E gjitha dukej aq e përgatitur, sepse nuk kishte ndodhur kurrë më parë… Aty nuk kishte asgjë që i përkiste ndonjë femre”, ka deklaruar ai për The Sun, duke shtuar se përpiqej ta bindte shërbyesin se diçka po ndodhte mes tyre.
Duke dashur që ta bindnin botën se marrëdhënia e tyre ishte seksuale, Jackson dhe Lisa ishin shfaqur të zhveshur në videoklipin e këngës së vitit 1995, “You Are Not Alone”. /Telegrafi/

Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Nuk ia lë shenjë zarfi i zi - G Bani eskalon sërish ndaj Valbona Mhillit

Xheneta Fetahu kërcënohet në rrjete sociale, publikon mesazhet

Nuk ia jep shapkat, Gjesti i revoltuar tërheq zvarrë tërë valixhen e Jozit: Vetë po më ngacmoni

“Edhe ta humbas jetën prej teje” - G Bani me akuza dhe ofendime të rënda ndaj Danjës

“Po të dua e lë pa ngrënë bukë”, Deklarata e fortë e Jozit për Gjestin: E bëj të qajë

“Kjo është Rozana Radi, në televizion nacional krenohet se si ka rrahur", Rovena Stefa publikon një video të vjetër të banores së BBVA

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës