LAJMI I FUNDIT:

Mashtrim me subvencione, Prokuroria kërkon paraburgim për zyrtarin komunal dhe fermerin nga Gjilani

Mashtrim me subvencione, Prokuroria kërkon paraburgim për zyrtarin komunal dhe fermerin nga Gjilani

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata Themelore në Gjilan, kundër të pandehurve Z.P. dhe B.T., për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ dhe ‘’Mashtrimi me subvencione’’.

Keqpërdorimi me subvencione në bujqësi, arrestohen dy persona në Gjilan
Lexo po ashtu Keqpërdorimi me subvencione në bujqësi, arrestohen dy persona në Gjilan

“Sipas kërkesës, i pandehuri Z.P., që nga viti 2012, deri në fund të vitit 2020, si person zyrtar në cilësinë e zyrtarit për vlerësim dhe verifikim të aplikacioneve, në Drejtorinë e Bujqësisë në komunën e Gjilanit, në vazhdimësi dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për vete dhe të pandehurin tjetër B.T., ka tejkaluar kompetencat e tij, duke i mundësuar të pandehurit B.T., përfitimin e kundërligjshëm të subvencioneve që nga viti 2012 deri në vitin 2019 nga 150 euro për hektar për çdo vit, ndërsa, në vitin 2020 shumën prej 900 euro, edhe pse i njëjti nuk i ka plotësuar kushtet dhe kriteret për fitimin e subvencioneve për të mbjellat me grurë. Në këtë mënyrë dyshohet se i njëjti ka kryer veprën penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’, të KPRK-së”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Komuna e Gjilanit reagon pas arrestimit të një zyrtari komunal për keqpërdorim me subvencione
Lexo po ashtu Komuna e Gjilanit reagon pas arrestimit të një zyrtari komunal për keqpërdorim me subvencione

Ndërsa, i pandehuri B.T., në cilësinë e fermerit, ka aplikuar për marrjen e subvencionit, duke paraqitur të dhëna të pasakta dhe jo të plota, ku në mënyrë të paligjshme pa përfituar nga subvencionet.


Me këto veprime dyshohet se i pandehuri B.T., ka kryer veprën penale ‘’Mashtrimi me subvencione’’, të KPRK-së. Të pandehurit me urdhër të prokurorit gjenden në ndalim 48 orësh. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Lajme
Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti

Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori