LAJMI I FUNDIT:

Masakra në Cetinje, protestë para Qeverisë së Malit të Zi: Turp për ju, vrasës

Masakra në Cetinje, protestë para Qeverisë së Malit të Zi: Turp për ju, vrasës

Disa qindra malazezë kanë protestuar të premten pranë ndërtesës së Qeverisë së Malit të Zi në Podgoricë, duke kërkuar përgjegjësi nga udhëheqësia politike e sistemit të sigurisë, pas vrasjes së 12 njerëzve më 1 janar në Cetinje.

Aco Martinoviq vrau dymbëdhjetë njerëz, përfshirë dy fëmijë, dhe plagosi katër të tjerë më 1 janar në Cetinje. Disa orë më vonë, ai kreu vetëvrasje.

Dy djem të moshës 8 dhe 13-vjeçare ishin në mesin e të vrarëve.


Demonstruesit fillimisht qëndruan të heshtur për t’i nderuar të vrarët dhe të plagosurit. Ata i varën 12 trëndafila në gardhin mbrojtës metalik përreth oborrit të selisë së Qeverisë në Podgoricë, duke simbolizuar numrin e të vrarëve, shkruan Radio Evropa e Lirë.

Më vonë, duke shprehur pakënaqësinë e tyre për veprimet e autoriteteve atë mbrëmje, ata brohoritën “Ku ishit më 1 janar”, “Ku është Daniku Danillo Sharanoviq [ministri i Brendshëm] që nuk shfaqet”, “A e kanë fajin qytetarët” dhe “Vrasës”.

“Duhet të ishit në Cetinje, jo të na ruani neve këtu”, brohoritën qytetarët, duke aluduar se Martinoviqi nuk ishte kapur as gjashtë orë pas kryerjes së vrasjeve.

Ata kanë brohoritur edhe emrat e djemve të vrarë “Jovan” dhe “Vukan”.

Një pjesë e turmës u përpoq ta thyente gardhin mbrojtëse në disa raste.

“Ne kemi fëmijë dhe kemi frikë se dikush do të përsërisë diçka të ngjashme. Kë po mbroni ju, ne nuk jemi të armatosur dhe nuk kemi armë ilegale”, tha Dushan Drakiq nga Podgorica duke iu drejtuar policëve që ruanin ndërtesën e Qeverisë.

Drakiq në këtë mënyrë iu referua pretendimeve të policisë, e cila më 1 janar njoftoi se arma me të cilën Martinoviqi kreu vrasjet ishte “pa leje”.

Drakiq kërkoi nga autoritetet të verpojë, duke theksuar se “përndryshe kjo tragjedi do të trokasë në derën e të gjithëve”.

Të enjten, qytetarët në disa qytete të Malit të Zi bënë nderimet e tyre për viktimat e Cetinjës duke ndezur qirinj.

Vrasja në Cetinje ishte e dyta e shumëfishtë në këtë qytet në dy vjetët e fundit. Në gusht të vitit 2022, Vuk Boriloviq vrau 10 njerëz dhe plagosi 6 të tjerë, para se të kryente vetëvrasje.

Për shkak të vrasjes në Cetinje, për të dielën më 5 janar janë paralajmëruar dy protesta – në Cetinje dhe në Podgoricë, para Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Në trend Botë

Më shumë
Trump

Trump "sfidon" Kushtetutën e SHBA-së: Më tregoni ju, a duhet të kandidoj edhe për një mandat?

Amerika
Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Botë
Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Serbia
“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

Evropa
Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Serbia
Drejt Planetit të Kuq: A mund t'i dërgojë SHBA njerëzit në Mars në mandatin e dytë të Trumpit?

Drejt Planetit të Kuq: A mund t'i dërgojë SHBA njerëzit në Mars në mandatin e dytë të Trumpit?

Botë
Kalo në kategori