Masat e reja epidemiologjike në Mal të Zi, të cilat janë në fuqi nga sot, ndalojnë festimet e Vitit të Ri në natyrë, dasmat në ambiente të hapura dhe të mbyllura, si dhe punën e lokaleve të natës.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Ministrja e Shëndetësisë, Jelena Borovinic Bojovic tha të premten se beson se vendimi për ndalimin e pritjeve në ambient të hapur do të jetë përfundimtar, pasi siç tha ajo, është e vështirë të përmirësohet situata në afat të shkurtër.
Masat aktuale në Mal të Zi janë:
1. Ndalohet organizimi i festimeve të Vitit të Ri në ambient të hapur (koncerte, tubime masive, etj.)
2. Ndalohet organizimi i dasmave në ambient të hapur dhe të mbyllur
3. Puna e klubeve të natës është e ndaluar
4. Orari i punës i objekteve hotelierike është i kufizuar deri në mesnatë
5. Ndalohet organizimi i ekskursioneve, festimeve private dhe ditëlindjeve.
6. Qëndrimi në shtëpi dhe apartamente u rekomandohet vetëm anëtarëve të së njëjtës familje
Ndërkohë, Qeveria po shqyrton ende mundësinë e vendosjes së detyrimit për të patur një certifikatë Dixhitale Kombëtare për COVID për të gjithë administratën publike – shëndetësi, arsim, administratë policore, ushtri – që nga 1 dhjetori.
Gjithashtu, nga 1 dhjetori, nëse miratohen këto masa, certifikata Dixhitale Kombëtare për COVID do të jetë e nevojshme për hyrje në transportin publik, qendrat tregtare, palestrat, ambientet e biznesit dhe objektet afariste në të cilat aktivitetin e kryejnë më shumë se tre kompani, pra sipërmarrës dhe objektet sipërfaqe mbi një mijë metra katrorë në të cilat kryhet shitja me pakicë e mallrave joushqimore.
“Të gjithë ata që kanë vdekur në Mal të Zi nga 1 maji e deri më sot dhe kanë qenë nën moshën 40 vjeçare kanë qenë të pavaksinuar. Kërkoj nga qytetarët që të respektojnë masat dhe të vaksinohen për t’u mbrojtur nga format e rënda të sëmundjes dhe vdekjes. Shërbimeve kompetente u bëj thirrje për kontrollin e masave që të këmbëngulin në detyrën e përbashkët – luftimin e epidemisë”, citohet të ketë thënë të premten ministrja e Shëndetësisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakohen televizionet qeveritare në SHBA, në ekrane shfaqet video me Al ku shihet Trump duke ia puthur këmbët Musk

BE-ja po i ofron Ukrainës një marrëveshje për mineralet e ralla

Kryeministri britanik sulmon Putinin: Tiranët kuptojnë vetëm me forcë - ndërsa njofton rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes

Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

NATO vë aeroplanët ushtarakë në Poloni në gjendje gatishmërie pas sulmeve të reja ruse në Ukrainë

Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania