Në një pjesë nga libri “Mjerimi i Filozofisë” të Karl Marxit, autori e paraqet argumentin e tij se si përmes sundimit të klasës punëtore, në të vërtetë do të krijohet një shoqëri pa klasa dhe në këtë mënyrë do të arrihet paqja e përhershme, sepse, sipas tij, çdo luftë është luftë mes klasave.
“Historia është një histori e luftës së klasave. Në kohën tonë (Marxi e shkruan librin në vitin 1847) bëhet fjalë për luftëra midis borgjezisë, shfrytëzuesve, të cilët janë klasa sunduese që nga revolucioni francez, dhe proletariatit, klasës së prodhuesve, të cilët shfrytëzohen. Kjo luftë mund të përfundojë vetëm me fitoren e prodhuesve, sepse nëse këta e fitojnë ndërgjegjen klasore dhe organizohen mund ta ndalojnë prodhimin. Të gjitha rrotat prehen në qetësi, në qoftë se e do këtë krahu yt i fortë”.
Kjo do të thotë se prodhuesit e mbajnë në duart e veta fuqinë materiale, megjithëse nuk janë ende të ndërgjegjshëm për këtë gjë. Përveç kësaj ata janë edhe shumica dërmuese. Në të ashtuquajturin “Revolucion Social” duhet të ndodhë patjetër emancipimi i tyre – fitorja e tyre. Ky duhet të përfundojë me likuidimin e borgjezisë, me një proces që garantohet nëpërmjet një diktature të proletariatit fitimtar. Në këtë mënyrë mbërrihet në një shoqëri, e cila përbëhet vetëm nga një klasë e vetme dhe prandaj është ajo një shoqëri pa klasa e prodhuesve.
Aty pra nuk ka asnjë klasë sunduese më dhe prandaj – sapo të jetë likuiduar borgjezia – asnjë sundues dhe asnjë të sunduar. Dhe, me shoqërinë pa klasa mbërrihet edhe tek paqja e shumë dëshiruar mbi tokë, meqë të gjitha luftërat mund të jenë vetëm luftëra klasore”.
Por, sipas Karl Popperit, Marxi në këtë argumentin ka harruar diçka: përçarjen e klasës së re sunduese, në këtë rast klasës punëtore, sepse çdo klasë e re krijon një përçarje të re. Kështu ka ndodhur me të gjitha revolucionet, nga ai francez e këtej. /filozofia.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëThënie të Immanuel Kantit: Mosmirënjohja është thelbi i poshtërsisë
Dhjetë gjërat që mund t’i mësojmë nga “Thika” e shkrimtarit Salman Rushdie
POEZI PËR DASHNORIN E LARGUAR PREJ KOHËSH
Shqipja në rrezik: Fjalori i ka 46 mijë fjalë, 500 mijë të tjera janë futur pa u studiuar
Zogu, pasi plagoset nga Beqir Valteri: Qetësi, këto ngjarje kanë ndodhur edhe më parë!
Martin Camaj, agjent i UDB-së!?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Deputetët e shteteve që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE
Xavi e tepron me fjalët që ia ka thënë gjyqtarit pas eliminimit të Barcelonës nga Liga e Kampionëve
“Dashuria e madhe ndaj Edit ia mori jetën, vajzat e panë të gjakosur”, flet familjarja e gruas që u vra në Pejë nga bashkëshorti
Reagon më në fund Akil Gjakova
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë
Avokati serb ironizon me presidentët serbë, tregon ku ikën ata kur Kosova shpalli pavarësinë dhe sot kur u votua për anëtarësim në KiE