Modelja e njohur shqiptare, Angela Martini, ka treguar së fundmi se ka kurorëzuar dashurinë e saj me martesë.

E njëjta ka publikuar një fotografi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, ku shfaqet pranë bashkëshortit, teksa kumton lajmin e martesës.


angela martini 12 12 2017 22 0 52 480

"E sapo martuar natën e kaluar me njeriun e ëndrrave! Jeta jonë është një film dhe ne guxojmë ta jetojmë ashtu siç duam! Origjinale, aq sa edhe e çmendur" (sic.), ka shkruar Angela.

Modelja shqiptare është martuar përndryshe me miliarderin rumun, Dragos Savulescu.

angela martini 12 12 2017 22 0 54 960

Ata kanë qenë në lidhje prej kohësh, dhe së bashku janë shpërnguluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të jetuar.

Çifti kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në Las Vegas.

Angela ka ndarë me fansat disa imazhe nga ceremonia, ku duket se dyshja kanë kaluar çaste romantike në prani të njëri-tjetrit, gjersa edhe në ditën më të rëndësishme të jetës së saj, Martini nuk kishte nguruar të shfaqej provokuese. /Telegrafi/

angela martini 12 12 2017 22 0 56 480

angela martini 12 12 2017 22 0 58 631

angela martini 12 12 2017 22 1 0 328 e1513112803840

angela martini 12 12 2017 22 1 2 736

angela martini 12 12 2017 22 1 4 751