LAJMI I FUNDIT:

Marseca befason me deklaratën për Joao Felix pas transferimit të tij tek Milani

Marseca befason me deklaratën për Joao Felix pas transferimit të tij tek Milani

Enzo Maresca ka insistuar se Chelseat nuk po i mungon Joao Felix pas huazimit të sulmuesit tek Milani, përkundër lëndimeve që kanë kapluar klubin në fazën ofanzive pas largimit të tij.

Ani pse Chelsea u eliminua nga FA Cup ndaj Brightonit të dielën, duke arritur të shënojnë vetëm një gol ndaj një skuadre që pësoi shtatë të tillë ndaj Nottingham Forest vetëm një javë më parë, Maresca nuk ishte i shqetësuar nga mungesa e Felix.

Felix bëri kalimin e tij tek Milani në ditën e fundit të afatit kalimtar për pjesën e mbetur të sezonit, duke i dhënë fund periudhës në të cilën ai kishte vështirësi të gjente hapësirat e duhura.


Ky koment i Marescas erdhi pak kohë pasi sulmuesit e Chelseat u kritikuan për paraqitje tejet të dobët ndaj Brightonit.

Chelsea po tenton transferimin shokues të yllit të Liverpoolit i cili dëshiron largimin nga ‘Anfield’
Lexo po ashtu Chelsea po tenton transferimin shokues të yllit të Liverpoolit i cili dëshiron largimin nga ‘Anfield’

“Nuk mendoj se po na mungon Joao. Joao është i lumtur tek Milani dhe ne jemi të lumtur që Joao është i lumtur atje. Ne kishim dy lëndime të lojtarëve në ditën e fundit të afatit kalimtar”.

“Është diçka e vështirë për t’u menduar. Nicolas Jackson mund të rikthehet së shpejti. Ndonjëherë mendoj se ju duhet të luani disa ndeshje pa disa lojtarë, për ta kuptuar sa të rëndësishëm janë ata”.

“Pa topin në këmbë, presioni i Jackson është shumë i mirë dhe me topin ai është një kërcënim gjithmonë”, ka thënë Maresca./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Çfarë iu tha shokëve të skuadrës Julian Alvarez për goditjen e penalltisë me dy prekje

Çfarë iu tha shokëve të skuadrës Julian Alvarez për goditjen e penalltisë me dy prekje

Liga e Kampionëve
UEFA del me njoftim se pritet të bëjë një ndryshim shkaku i situatës me Julian Alvarez

UEFA del me njoftim se pritet të bëjë një ndryshim shkaku i situatës me Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

Liga e Kampionëve
Zbulohet se si u mor vendimi se penalltia e Julian Alvarez duhet të anulohet

Zbulohet se si u mor vendimi se penalltia e Julian Alvarez duhet të anulohet

Liga e Kampionëve
Thirrjet anti-Kosovë dhe trazirat në stadiume, Federata Serbe e Futbollit paguan mbi 2 milionë euro gjobë nga UEFA

Thirrjet anti-Kosovë dhe trazirat në stadiume, Federata Serbe e Futbollit paguan mbi 2 milionë euro gjobë nga UEFA

Përfaqësueset
UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e

UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e "goditjes së dyfishtë" të Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori