LAJMI I FUNDIT:

Marrëveshja për energjinë – Shala i PDK-së, Kurtit: Minimumi të kërkoni falje për gjithë ato protesta e katrahurë

Marrëveshja për energjinë – Shala i PDK-së, Kurtit: Minimumi të kërkoni falje për gjithë ato protesta e katrahurë

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala ka kërkuar nga kryeministri i vendit, Albin Kurti të del me sqarim rreth marrëveshjes për energjinë me Serbinë, ose të kërkojë falje për protestat e siç tha katrahurën që kanë shkaktuar para disa viteve.

Shala para deputetëve të Kuvendit tha se pas nëntë viteve Qeveria Kurti solli një udhërrëfyes për një marrëveshje që është arritur më parë, e për të cilën kanë akuzuar edhe për tradhti kombëtare.

“A është e vërtetë që marrëveshja e cenon integritetin territorial të Kosovës. A është marrëveshje e re,  çka ka ndryshuar nga e vjetra që e ka sha, denigru e akterët po ashtu deri në bazën e tradhtisë”, tha ai, duke kërkuar nga Kurti të tregojë për dallimin e marrëveshjes së 2013-së, me këtë të nënshkruar të martën.


“Ose duhet të sqaroni ose duhet të kërkoni falje për atë që keni thënë… Minimumi sot do të ishte të kërkoni falje për gjithë ato protesta e denigrime, e katrahurë….”, tha ndër të tjera Shala. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përfundon numrimi i votave të partive politike në dhjetë komuna - këto janë rezultatet preliminare

Përfundon numrimi i votave të partive politike në dhjetë komuna - këto janë rezultatet preliminare

Lajme
Arrestohet Erion Veliaj me urdhër të SPAK

Arrestohet Erion Veliaj me urdhër të SPAK

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Haradinaj i përgjigjet Kurtit pas ofendimeve: Epiteti

Haradinaj i përgjigjet Kurtit pas ofendimeve: Epiteti "hajvan" i shkon vetëm atij

Lajme
Rezultatet e deritanishme, kush po kryeson në komunat kryesore të Kosovës?

Rezultatet e deritanishme, kush po kryeson në komunat kryesore të Kosovës?

Lajme
Zgjedhjet në Kosovë dhe rezultatet e tyre – si u panë nga mediat botërore

Zgjedhjet në Kosovë dhe rezultatet e tyre – si u panë nga mediat botërore

Lajme
Kalo në kategori