LAJMI I FUNDIT:

Marrëveshja Kosovë-Serbi, Scholz: Procesi do të përfundojë me sukses

Marrëveshja Kosovë-Serbi, Scholz: Procesi do të përfundojë me sukses

Kancelari gjerman, Olaf Scholz beson se procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë do të përfundojë së shpejti me sukses, për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse.

Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama në Berlin, Scholz u shpreh se plani-franko gjerman mbështetet nga Bashkimi Evropian dhe SHBA.

Ai ka shtuar se propozimi  është gjithëpërfshirës dhe “shumë i peshuar i Gjermanisë dhe Francës”.


Sipas kancelarit gjerman, propozimi “mbështetet nga BE, SHBA dhe që e gjeti pasqyrimin e tij edhe në vendimet e Këshillit Evropian në Bruksel, Në këtë kuadër, unë besoj që ky proces do të përfundojë së shpejt me sukses”.

Ndërkohë edhe Rama u shpreh se Shqipëria mbështet plotësisht planin evropian të paqes mes Kosovës dhe Serbisë si zgjidhja e vetme.

“Shqipëria, qeveria jonë, unë personalisht e mbështesim fuqimisht planin e paqes dhe normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë, është një plan shumë përmbajtësor dhe realist”, tha Rama. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Drejtësi
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Lajme
Rama surprizon Melonin për ditëlindje në Abu Dhabi

Rama surprizon Melonin për ditëlindje në Abu Dhabi

Lajme

"Probleme martesore dhe financiare"- Prokurorja tregon njërin nga motivet që quan në vrasjen e Liridona Ademaj

Drejtësi
Kosova mbyll komunat dhe institucionet paralele serbe në dhjetë komuna

Kosova mbyll komunat dhe institucionet paralele serbe në dhjetë komuna

Lajme
Kalo në kategori