Beppe Marotta është i lirë të bëhet drejtor i përgjithshëm i Interit pasi ka përfunduar zyrtarisht kontratën e tij me Juventusin.

Një deklaratë në faqen zyrtare të Juventusit ka njoftuar për largimin zyrtar të Marottas nga klubi i tyre.


Për më tepër, 61-vjeçari italian do të marrë edhe 361,775 mijë euro në kompensim nga Bianconerët, ashtu sikurse edhe Aldo Mazzia që largohet.

Ish-drejtori ekzekutiv i Sampdorias ka qenë i lidhur ngushtë me skuadrën e Interit, së bashku me Steven Zhang dhe tani është i lirë t'i bashkohet Nerazzurrëve.

marotta

Përveç Interit, me drejtuesit e njohur italian janë lidhur edhe skuadrat e mëdha angleze nga Liga Premier.

Manchester Unitedi dhe Arsenali mendohet se kanë bërë edhe oferta zyrtare në drejtim të tij.

Megjithatë, gara duket e humbur pasi të gjithë mediat italiane flasin për një zyrtarizim të tij te Interi gjata ditëve apo javëve të ardhshme. /Telegrafi/

telegrafi sport app