LAJMI I FUNDIT:

Marotta: Juventusi dëshiron Perinin dhe Darmianin

Marotta: Juventusi dëshiron Perinin dhe Darmianin

Menaxheri i përgjithshëm i Juventusit, Giuseppe Marotta konfirmon interesimin e klubit të tyre për mbrojtësin e Manchester United, Matteo Darmian dhe portierin e Genoa, Mattia Perin.

Ish-mbrojtësi i Torinos nuk po luan në Old Trafford, ndërsa Perin pritet të arrijë për të siguruar konkurrencë për Wojciech Szczesny pas largimit të Gianluigi Buffon.

“Ne kemi folur shumë për Perin dhe Darmian”, ka thënë fillimisht Marotta këtë pasdite për mediat italiane.


Perin: Me kënaqësi do t'ju bashkohesha Juventusit
Lexo po ashtu Perin: Me kënaqësi do t'ju bashkohesha Juventusit

“Mund të themi se zëvendësuesi i Buffon është Szczesny, kemi bërë një zgjedhje vitin e kaluar dhe jemi shumë të kënaqur me atë zgjedhje”.

“E kam thënë gjithmonë, një klub i madh si Juventusi që merr pjesë në disa gara do të thotë të kesh dy portierë kryesorë. Nuk do të fsheh asgjë, jemi në kërkim të një portieri tjetër të kalibrit të lartë”.

Mattia Perin (Getty Images)

“Perin është një portier i kalibrit të lartë, por ka një rrugë të gjatë mes asaj se ku jemi tani, duke filluar një negocim dhe duke përcaktuar marrëdhënien”.

Matteo Darmian (Getty Images)

“Darmiani mund të përshtatet në aspektin e atyre mundësive, lojtarëve dhe profileve që po kërkojmë”.

Darmian i gatshëm t'i bashkohet Juves gjatë verës
Lexo po ashtu Darmian i gatshëm t'i bashkohet Juves gjatë verës

“Ai është gjithashtu një lojtar italian dhe ne gjithmonë mendojmë se forca e një skuadre si Juventusi duhet të përfaqësohen nga lojtarët të cilët gjithashtu mund të veshin bluzë e kombëtares”.

“Italianët kanë më shumë aftësi dhe shpejtësi sa i përket kuptimit të mjedisit tonë, kështu që nuk mund ta fsheh atë që Darmiani është një lojtar që na intereson”, përfundoi menaxheri i përgjithshëm i Juventusit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

La Liga
Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Premier League

"Shumica e njerëzve e kanë gabim për pagat" - ish futbollisti i Man Cityt zbulon se si paguhen lojtarët në Ligën Premier

Premier League
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq

Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq

La Liga
Barcelona vendos ta shesë yllin e skuadrës, kjo i hap rrugë transferimit të Tah

Barcelona vendos ta shesë yllin e skuadrës, kjo i hap rrugë transferimit të Tah

La Liga
Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë

Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë

La Liga
Kalo në kategori