Marotta gëzon tifozët e Juves, bisedimet po shkojnë mirë me Emre Canin

250:"SWANSEA, WALES - JANUARY 22: Liverpool player Emre Can reacts to Referee Neil Swarbrick during the Premier League match between Swansea City and Liverpool at Liberty Stadium on January 22, 2018 in Swansea, Wales. (Photo by Stu Forster/Getty Images) 12:"Getty Images
Emre Can do të jetë lojtar i lirë gjatë verës dhe normalisht që kjo ka tërhequr shumë skuadra të mëdha.
Por, për yllin e Liverpoolit ka qenë Juventusi skuadra e parë që është interesuar.
Drejtori sportiv, Guiseppe Marotta, ka zbuluar se është i bindur se Zonja e Vjetër është në pozitë të mirë për të nënshkruar me mesfushorin e Reds.
“Jemi në pozitë të mirë për të arritur gjithë objektivat tona për të cilat jemi përcaktuar".
“Bisedimet janë në zhvillim e sipër me Emre Canin, por negociatat nuk kanë përfunduar ende", ka thënë Moratta për RMC Sport.

Gjermani erdhi te Liverpooli nga Bayer Leverkuseni në vitin 2014 për 12 milionë euro.
Can ka shënuar 12 gola në 156 paraqitje për LFC në të gjitha garat katër sezone në Anfield. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals















































