LAJMI I FUNDIT:

Marotta flet për transferimin e Tonalit dhe largimin e Lautaros

Marotta flet për transferimin e Tonalit dhe largimin e Lautaros

Drejtori i përgjithshëm i Interit, Beppe Marotta ka folur për mundësinë e transferimit të talentit të Brescias, Sandro Tonali dhe rreth të ardhmes së yllit të Interit, Lautaro Martinez.

Tonali është një nga talentet më të kërkuar në futbollin italian dhe presidenti i Brescias, Massimo Cellino i ka dhënë lojtarit fjalën e fundit në lidhje me lëvizjen e tij të radhës dhe shitja e italianit pritet të ndodh këtë verë.

Mesfushori italian ka bindur klubet më të mëdha në Serie A se ai ka të ardhme të madhe, por raportet për konkurrencën nga jashtë kanë dalë në sipërfaqe.


Tonali thuhet se e preferon kalimin te Interi, para Juventusit
Lexo po ashtu Tonali thuhet se e preferon kalimin te Interi, para Juventusit

Interi pritet të rreshtohet për djalin që mbush 20 vjeç nesër, dhe në Itali ata po parashikojnë konkurrencë të ashpër nga rivalët e Milanit dhe Juventusit.

“Djali është i ri dhe shumë premtues. Do të ketë radhë të madhe për ta marrë atë, le të shohim”, ka thënë fillimisht Marotta për Città Celeste.

Sulmuesi argjentinas i Interit, Lautaro Martinez, është shënjestruar nga Barcelona dhe mund të largohet për 111 milionë euro këtë verë, por Marotta këmbëngul se nuk ka asnjë lajm për këtë temë.

“Gjithçka është ndalur, tani për tani nuk ka asnjë lajm”, përfundoi drejtori i Interit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Serie A
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

La Liga
Kalo në kategori