LAJMI I FUNDIT:

Maroku shkatërroi Egjiptin për medaljen e bronztë – por goli i Achraf Hakimit ishte i jashtëzakonshëm

Maroku shkatërroi Egjiptin për medaljen e bronztë – por goli i Achraf Hakimit ishte i jashtëzakonshëm

Maroku ka fituar medaljen e bronztë në futbollin e meshkujve pasi i ka dhënë rivalëve afrikanë Egjiptin një humbje të thellë 6-0 në Lojërat Olimpike që po mbahen në Paris.

Pasi kryesoi 2-0 në pjesën e parë, Maroku shtoi edhe katër gola të tjerë në pjesën e dytë për të ikur me një fitore 6-0.

Fillimisht, Maroku kaloi në epërsi me golin e Ezzalzoulit që shënoi në minutën e 23-të.


Tre minuta më vonë, Rahimi realizoi për 2-0, ndërsa Ezzalzouli ishte në rolin e asistuesit.

Në pjesën e dytë, Rahimi realizoi golin e dytë personal dh të tretin për Marokun në minutën e 64-të.

Për 5-0 u përkujdes Nakach, duke bërë me dije se medalja e bronztë do të shkonte për Marokun.

Por, fitoren e marokenëve e vulosi Achraf Hakimi, që realizoi nga mbi 30 metra nga gjuajtja e lirë për 6-0, duke rrëmbyer kështu medaljen e parë në histori në futboll. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit ëndërron t'i bashkohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit ëndërron t'i bashkohet Barcelonës

La Liga
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Duran mori kartonin e kuq më të lehtë ndonjëherë, Ronaldo humb toruan pas ndëshkimit

Duran mori kartonin e kuq më të lehtë ndonjëherë, Ronaldo humb toruan pas ndëshkimit

Ligat tjera
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Ndërkombëtare
Real Madridi planifikon të dyfishojë pagën e yllit të skuadrës pas interesimit të PSG-së

Real Madridi planifikon të dyfishojë pagën e yllit të skuadrës pas interesimit të PSG-së

La Liga
Kalo në kategori