LAJMI I FUNDIT:

Marks & Spencer vjen me take që i përshtaten të gjitha ngjyrave të lëkurës

Marks & Spencer vjen me take që i përshtaten të gjitha ngjyrave të lëkurës

Vitin e kaluar, Christian Louboutin i kishte pushtuar ballinat e revistave duke iu përgjigjur lutjeve tona dhe duke lansuar koleksionin me taka të cilat i përshtaten të gjitha ngjyrave të lëkurës.


Secila këpucë në koleksionin e diversitetit kishte qenë në dispozicion në shtatë nuanca të lëkurës – nga ngjyra e porcelanit e deri te e kafta e mbyllur.

Ndonëse këto këpucë kishin qenë tejet të bukura dhe të pëlqyeshme nga të gjithë, e vetmja gjë e keqe kishte qenë çmimi i tyre – ku këpucët Louboutin gjithmonë kushtojnë qindra dollarë.

Prandaj së fundmi jemi emocionuar kur kemi parë se Marks & Spencer i ka ndjekur hapat e Louboutin sa i përket dizajnit, por këpucët e tyre vijnë me një çmim shumë të lirë.

Tani ju mund të blini këpucë Marks & Spencer me gjashtë nuanca të lëkurës, dhe çmimi i tyre është rreth 25 euro. /Telegrafi/