Më 16 qershor 2025, rreth orës 09:30 në Istog, Policia e Kosovës ka sekuestruar rreth 2 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

Sasia u gjet gjatë një kontrolli në një objekt, ku u zbuluan gjithsej pesë paketime me substancë narkotike. Policia ka nisur hetimet lidhur me rastin, ndërsa nuk janë dhënë detaje shtesë për të dyshuar apo arrestime eventuale.


Rasti është duke u trajtuar nga njësitet përkatëse hetimore./Telegrafi/