Modelja shqiptare, Marigona Krasniqi, gjatë këtyre ditëve është komentuar mjaft shumë për një lidhje dashurie.

Ajo u përfol se është fejuar me boksierin Robin Krasniqi, gjë të cilën e mohoi në një prononcim dhënë për Telegrafin.

Në një intervistë të re për “Ftesë në 5”, bukuroshja ka rrëfyer më shumë për personin e zemrës e po ashtu edhe për lajmet që kanë qarkulluar në rrjet.

Screenshot 1 89 Marigona Krasniqi (Foto: YouTube)

Përkundër se nuk ia zbuloi sërish emrin në bazë të asaj që deklaroi u mësua se kishte të bënte me sportistin nga Juniku.

26-vjeçarja tregoi se është njohur me të rreth pesë vite më parë, por që në atë kohë nuk është se krijuan një romancë dashurie.

lexo po astu

Ajo tani thotë se është e përmbushur dhe se ndoshta në një të ardhme të afërt do bëjnë edhe dasmë.

Screenshot 6 27 Marigona Krasniqi pranon lidhjen me Robin Krasniqin (Foto: YouTube)

“Sado që mundemi të përkushtohemi te pjesa e karrierës, sado që përkushtohemi te pjesa e punës, familja është gjëja më e shtrenjtë që mundesh me pas dhe me kriju. Kështu që gjërat e tjera mund të presin, por familja ne e themi në Kosovë nuk ka të paguar. Jam shumë gati pasiqë është gjëja më e bukur që mund të më ndodh”, ka thënë ajo.

Robini nga ana tjetër akoma nuk ka konfirmuar një gjë të tillë. /Telegrafi/