LAJMI I FUNDIT:

Mariah Carey tregon përpjekjen e dështuar për të arritur frizuën “The Rachel”

Mariah Carey tregon përpjekjen e dështuar për të arritur frizuën “The Rachel”

Jennifer Aniston ishte një frymëzim i stilit për Mariah Carey.

Pesë herë fituesja e çmimit Grammy zbuloi se prerja e famshme e Aniston në serialin “Friends” e inkurajoi atë të provonte pamjen e fortë për veten e saj.

Në një postim që ajo ndau në Instagram, Carey shkroi: “Një përpjekje e trishtuar ndaj modelit të flokëve ‘The Rachel'”.

View this post on Instagram

A post shared by Mariah Carey (@mariahcarey)


Sidoqoftë, postimi dhe stilimi i asaj kohe morën një vulë miratimi nga Aniston, “e dua atë”, komentoi Aniston nën imazh së bashku me një emoji zjarri.

Ndërsa modeli i flokëve që Carey shfaqi në foton e saj nuk është një prerje e saktë e flokëve që Aniston kishte kur luajti Rachel Green në sezonin e dytë të “Friends”, ajo kishte ngjashmëri vizuale.

Sezoni i dytë ishte veçanërisht kulmi i serialit me 29.4 milion shikues mesatarisht, sipas të dhënave të arkivuara të Nielsen. Gjatë kësaj kohe, prerja e flokëve të Aniston u bë e njohur si “The Rachel” dhe u bë një model popullor te gratë e famshme, dhe ato me një jetë të thjeshtë.

Fakt mjaft interesant, pasi aktorja në të vërtetë nuk ishte adhuruese e pamjes së krijuar nga floktari i njohur Chris McMillan sepse e kishte të vështirë të stilonte veten. /Telegrafi/