LAJMI I FUNDIT:

Mariah Carey futet në vaskë të nxehtë e veshur me një fustan elegant

Mariah Carey futet në vaskë të nxehtë e veshur me një fustan elegant

Mariah Carey bëri sërish bujë këtë sezon festash, duke veshur një fustan elegant në borë.

Ylli 52-vjeçar ka pozuar për një foto në modën e saj festive të mërkurën, duke festuar hitin e saj të festës “All I Want for Christmas Is You”, që ka kaluar një javë tjetër në vendin e parë në Billboard Hot 100.

Në stilin e vërtetë të saj, ajo u ul në anën e një vaskë të nxehtë për xhirimet e jashtme dimërore, duke bashkuar veshjen e saj të zezë Louis Vuitton me një palë syze dielli nga e njëjta markë luksoze.

View this post on Instagram

A post shared by Mariah Carey (@mariahcarey)


“Ndihem e bekuar dhe e gëzuar. Një javë tjetër në vendin e parë në Hot 100! Faleminderit”, shkroi ajo ndër të tjera në postimin e saj.

Është e sigurt të thuhet se shumë fansa ishin ‘të fiksuar’ pas veshjes së saj, pasi një komentoi: “Vetëm Mariah mund të veshë një fustan në pishinë dhe të duket e përsosur në të”.

Mariah Carey shkon në McDonald's e veshur me një fustan elegant
Lexo po ashtu Mariah Carey shkon në McDonald's e veshur me një fustan elegant

Carey nuk ka qenë kurrë një nga ato që i shmanget veshjes së fustaneve festive në vende jo konvencionale. Vetëm javën e kaluar, ajo i shtoi pak shkëlqim një restoranti me ushqimi të shpejtë duke veshur një fustan të kuq të mbuluar me kristale, sigurisht – ndërsa kontrollonte menynë e saj Mariah në një restoran McDonald’s në Aspen. /Telegrafi/