LAJMI I FUNDIT:

Margot Robbie, a është ende një Barbie në botën reale?

Margot Robbie, a është ende një Barbie në botën reale?

Të paktën, pas këtyre fotove të fundit, mendojmë që Margot Robbie luan mjaft mirë rolin e kukullës, por ama vetëm në film

Nga një yll i vërtetë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Golden Globes, me gjithë shkëlqimin e dëshiruar, aktorja u shfaq me një stil veshje rastësore në rrugët e Los Angeles.


Formula e re e stilit? Këmishë e gjerë, pantallona të gjera dhe atlete.

Duket se ky sezon është i preferuari i të famshmeve për të veshur atletet dhe Margot sapo iu bashkua kolegeve të saj, Anne Hathaway dhe Suki Waterhouse, me detajin jo vetëm të atleteve, por edhe të stilit të ekzagjeruar me veshje të gjera.

Aktorja e nominuar për Oscar zgjodhi një këmishë klasike të gjerë, me vija të kuqe dhe të bardha, një palë xhinse blu super të gjera dhe për komoditetin e nevojshëm, një palë atlete të lezetshme.

Artistja e kompletoi pamjen në tërësi me syze të zeza, model aviatori, ndërsa vetëm thonjtë ngjanin me “kukullën plastike” Barbie. Të kuptohemi, jo rozë tamam, por një nude e pastër dhe e thjeshtë, citon Anabel.

Rrugëve, Margot Robbie nuk ngjan fare si Barbie, por gjithsesi duket yll.

Ajo ka dëshmuar herë pas here se mund të zotërojë çdo pamje që dëshiron. Robbie është një kameleon i mirëfilltë i modës.

/Telegrafi/