Marcelo do të jetë i hapur ndaj idesë që Neymar të bashkohet me të në Real Madrid me sulmuesin e Paris Saint-Germain të etur për të lënë klubin nga Parc des Princes këtë verë.

Neymar ka deklaruar disa herë se është i interesuar të largohet këtë verë dhe mundësitë më të mëdha janë që ai të kthehet te ish-klubi i tij Barcelona.


Por, PSG do të preferonte që ai të shitej te dikush tjetër dhe jo tek gjiganti katalunas, kështu që Marcelo e pret me dëshirë të madhe te Real Madridi.

"Neymar është një lojtar i paparashikueshëm", ka thënë fillimisht Marcelo për mediat spanjolle.

"Kur një mbrojtës ka parashikuar diçka, ai tashmë ka menduar për diçka tjetër dhe është e pamundur të ndalet.

Marcelo Neymar 1 Marcelo dhe Neymar janë miq të mirë (Foto: Billie Weiss/Getty Images/Guliver)

"Të kemi Neymarin në Real Madrid do të ishte një kënaqësi e madhe".

"Madridi duhet të bëjë gjithçka për të nënshkruar lojtarët më të mirë në botë dhe e kaluara e tij në Barcelonë nuk do të ishte një problem", përfundoi braziliani.

Përveç Barcelonës dhe Realit, edhe Juventusi ka filluar të lidhet me një transferim të yllit brazilian këtë verë. /Telegrafi/

telegrafi sport app