Ylli i madh i futbollit argjentinas dhe atij botëror, Diego Armando Maradona është rikthyer të flasë për Argjentinën dhe formacionin. 

Në intervistën e dhënë për mediat vendore, ‘El Pibe D’oro’ i ka sugjeruar disa ndryshime në formacion trajnerit Jorge Sampiolit.


Sipas Maradonas nga minuta e parë duhet të startojnë Cristian Pavon dhe Gonzalo Higuain, duke shtuar se në stol duhet të qëndrojë ish-dhëndëri i tij, Sergio Aguero.

GettyImages 631882014 Diego Armando Maradona (Getty Images)

“Unë e adhuroj Pavon dhe mendoj se ai, bashkë me Higuainin duhen patjetër të luajnë nga minuta e parë, sepse do të rritnin ndjeshëm fuqinë sulmuese”.

“Me dhimbjen më të madhe për nipin tim Babun mendoj se Aguero nuk ka ende në këmbë 90 minuta, ndaj është mirë ta nis nga banka rezervë”, ka thënë Maradona.

GettyImages 102606793 Sergio Aguero dhe Diego Maradona (Getty Images)

Aguero ka qenë i martuar me vajzën e dytë të Maradonës dhe ka fëmijë me të. /Telegrafi/

telegrafi sport app