LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia, shtet shembull se si nuk duhet realizuar procesi i zgjerimit të BE-së

Maqedonia, shtet shembull se si nuk duhet realizuar procesi i zgjerimit të BE-së

Ministri për punë të jashtme të Republikës së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, sot në takimin e Procesit të bashkëpunimit në Evropën Juglindore theksoi se Maqedonia është shembull se si nuk duhet të realizohet procesi i zgjerimit në BE, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në rastin e Republikës së Maqedonisë mund të merret mësimi i asaj se çka nuk duhet bërë në Ballkanin Perëndimor. Nënshkruam marrëveshje në vitin 2001, u bëmë shtet kandidat para 12 viteve dhe të gjitha sukseset pas asaj janë injoruar për shkak të problemit politik me një shtet anëtar të BE-së. Më pas erdhi deri te ngecja e reformave dhe eskalim në të cilin qytetarët hynë në Kuvendin. Kjo është ajo që mund t’i ndodhë një vendi që nuk ka perspektivë”, tha Dimitrov.


Siç transmetojnë nga Tanjug, shefi i diplomacisë së Maqedonisë tha se Maqedonia është edhe shembull i asaj se çka do të ndodhë kur do të “zbutet” raporti për progresin e shtetit, kur nuk ka sinqeritet dhe zhvillim të mjaftueshëm të gjendjes, si dhe çka ndodh kur një vend i ndërpret reformat.

Dimitrov tha se Maqedonia çdoherë ka qenë në anën e drejtë të historisë, ndërsa gjatë tre viteve të fundit arritëm vetëm kaos, duke shtuar se apelon deri te shtetet kandidate për anëtarsim në BE, t’i marrin seriozisht reformat në vendet e tyre, ndërsa shtetet anëtare të shohin me seriozitet çështjen e zgjerimit./Telegrafi/