LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia mbetet e përqëndruar në reforma dhe në integrimet evropiane

Maqedonia mbetet e përqëndruar në reforma dhe në integrimet evropiane
oznor

Zëvendës kryeministri i Republikës së Maqedonisë, i angazhuar për çështje evropiane, Bujar Osmani sot morri pjesë në Konferencën e 13-të të qyteteve dhe rajoneve evropiane me temë “Gjenerata e ardhshme e shteteve anëtare të reja të BE”, në organizim të Institutit të rajoneve të Evropës në Slazburg, Austri.

Në fillim të konferencës, zv.kryeministri Osmani, së bashku me ministrat tjerë të rajonit kanë realizuar takim joformal me komisarin evropian për zgjerim, Johannes Hahn.


Siç informojnë nga kabineti i tij, Osmani në takim e ka informuar komisarin Hahn për përparimet e vendit në zhbllokimin e proceseve të integrimit, zbatimin e Planit 3-6-9 dhe zhvillimet në lidhje me shtetet fqinje.

“Pikë qendrore për shumicën e re politike dhe njëkohësisht edhe për Qeverinë e re të Maqedonisë janë reformat dhe përkushtimi ndaj integrimeve evropiane”, ka thënë Osmani në fjalimin e tij në konferencë.

Ai ka thënë se në 100 ditët e para të Qeverisë, prioritet kryesor i ka qenë anëtarësimi në BE, për çka është përpiluar edhe Plani 3-6-9 në të cilin janë të përfshira të gjitha masat dhe aktivitetet të cilat Qeveria detyrohet t’i zbatojë në afat prej tre, gjashtë dhe nëntë muaj dhe zbatimi i tyre lëviz me dinamikën e planifikuar.

Në pjesën për marrëdhëniet e përmirësuara me shtetet fqinje, Osmani tha se me Bullgarinë është nënshkruar Marrëveshje për fqinjësi të mirë, që sipas tij është marrëveshje historike, pa shtypje dhe pa përfshirjen e ndërmjetësuesve nga bashkësia ndërkombëtare./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori