Maqedonia do t’i adresohet gjykatës të hënën dhe të martën, për t’u pasuar nga Greqia në dy ditët e ardhshme.

Dy vendet janë në mosmarrëveshje që kur shteti maqedonas shpalli pavarësinë nga ish-Jugosllavia, në vitin 1991.


Greqia ka bllokuar Maqedoninë për t’iu bashkuar Unionit Evropian dhe NATO-s derisa të ndryshojë emrin, i cili është i njëjtë me atë të një province veriore greke.

Athina thotë se përdorimi i atij emri nënkupton pretendim ndaj territorit grek. /rel/