Ngjalli debate dhe krijoi atmosferë të tensionuar në gjykatë, por mungesa për së treti herë e ekspertit Zekirija Zekiri nuk arriti të shtyjë këtë seancë gjyqësore për aksidentin tragjik në Llaskarcë përkundër faktit se ai kësaj radhe, kishte deponuar deri te gjykata dokument që sipas tij, vërteton gjendjen mjekësore. “Nuk e di pse nuk paraqitet, unë e kam parë në qytet dhe dukej mirë”, bërtiti njëri prej prindërve të viktimave në aksident ndërkaq prokurori publik Darko Jakimovski tha se ai që nga seanca e parë, e kishte paralajmëruar këtë situatë.
Përzgjedhja e ekspertëve që do të punonin këtë super-ekspertizë si dhe gjetjet e tyre ngjallën debat në opinionin publik. Përpos asaj që i tërë faji tentohet t’i adresohet shoferit të autobusit, këta ekspertë kanë tituj më të ulët akademik krahasuar me ekspertët që kishin punuar në ekspertizat paraprake si dhe udhëheqësi i ekipit, Zekirija Zekirit, është i afërt me Bashkimin Demokratik për Integrim.
Prokurori Publik Darko Jakimovski në seancë tha se ekspertët Zekirija Zekiri dhe Damjan Mircevski, nuk figuronin fare në listën e bashkëpunëtorëve të jashtëm të Byrosë për Ekspertiza Gjyqësore, përkundër obligimit ligjor për këtë.
“Byroja për Ekspertizë Gjyqësore është e obliguar t’i publikojë listat e bashkëpunëtorëve të jashtëm, ekspertë dhe vlerësues në ueb faqen e vet,” – Ligji për Ekspertiza neni 43-x.
ALSAT konfirmoi shkeljen ligjore, përkatësisht atë se emrat e këtyre dy ekspertëve nuk ishin në atë listë. Megjithatë, pas bisedës telefonike me drejtorin e Byrosë për Ekspertiza Gjyqësore, Valdet Xhaferi, këta dy emra ju shtuan listës.
Gjetjet e super ekspertizës tentoi t’i arsyetojë ekspertja Jovanka Savova, por përkundër tentativave, prokurori Jakimovski gjeti 3 gabime teknike që nga faqja e parë e super ekspertizës ndërsa u interesua se si kanë arritur në konkluzion këta ekspertë se koeficienti nën minimumin ligjor i frenave nuk ka qenë ndër shkaktarët e aksidentit. Sipas saj, nuk ekzistojnë dëshmi që shoferi i autobusit kishte frenuar, për këtë arsye, frenat nuk kanë pasur ndikim në fillimin e aksidentit tragjik.
Nga Koalicioni “Të gjithë për Gjykim të Drejtë” sërish dënuan përgjigjet siç thanë në kor të ekspertëve. Sipas tyre kjo përbën shkelje të ligjit për procedurë penale.
Seanca e radhës është caktuar për më 16 mars ndërkaq kanë kaluar më shumë se 4 vite nga ky aksident që mori jetën e 16 personave ndërkaq 37 i la të lënduar rëndë. /Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit