LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, do të përparohet bashkëpunimi në mbrojtje, por Turqia kërkon të ndërmerren masa kundër Fetos

Maqedoni, do të përparohet bashkëpunimi në mbrojtje, por Turqia kërkon të ndërmerren masa kundër Fetos

“Me Turqinë na lidh miqësi e fortë që zgjat me dekada, ndërsa lidhjet në mbrojtje janë të forta. Që nga viti 1992 është ndërtuar bashkëpunim i fortë në ekonomik dhe në kulturë, dhe ky bashkëpunim do të përparohet dhe do të vazhdojë me mbështetjen e Turqisë për vendin tonë, veçanërisht në modernizimin dhe trajnimin e URM-së”, u tha në konferencë për shtyp pas takimi të ministres Radmilla Sheqerinska, e cila sot kishte mysafir ministrin e Mbrojtjes Kombëtare të Republikës së Turqisë, Hulusi Akar.

Ministri Akar, megjithatë, paralajmëroi se struktura të organizatës Feto, që janë në Maqedoninë e Veriut, dëmtojnë edhe marrëdhëniet mes dy vendeve dhe sabotojnë në një farë mënyrë miqësinë e marrëdhënieve vëllazërore që i kemi, njofton Telegrafi Maqedoni.


“Kemi emra në të disa nga kryesorët e organizatës terroriste, dhe jam i bindur se në ditët e ardhshme institucionet e Maqedonisë së Veriut do të ndërmarrin masa konkrete rreth kësaj. Ju besojmë institucioneve të Maqedonisë së Veriut”, tha mes tjerash ministri turk Akar.

Ministrja Sheqerinska tha se në të ardhmen Turqia do ta ratifikojë protokollin për anëtarësimin e vendit tonë në NATO dhe njoftoi se për dy muaj e gjysmë nënshkrimin e protokollit tashmë 9 vende të Aleancës e kanë ratifikuar.

“Turqia është fqinj i menjëhershëm, por gjithmonë është sjellur më shumë se sa një fqinj, ishte këtu kur vendit tonë i duhej ndihmë dhe përkrahje dhe në këtë nuk e harrojmë”, tha Sheqerinska.

Sipas saj, bashkëpunimi i suksesshëm në mbrojtje shihet edhe në fushat më të vështira për bashkëpunoi, dhe këto janë misionet jashtë vendit siç është Afganistani, ku ushtarët e URM-së marrin pjesë.

“Për Turqinë, Republika e Maqedonisë së Veriut është e rëndësishme, ndërsa lidhje historike dhe kulturore janë shumë të fuqishme”, tha ministri për Mbrojtje Kombëtare të Republikës së Turqisë, Hulusi Akar.

Ministrat e mborjtjes njoftuan se shkollat e larta dhe institucionet ushtarake në Turqi deri tani kanë trajnuar mbi 1.200 pjesëtarë të URM-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Kalo në kategori