Në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 12 prill, të mërkurën (26 shkurt) duhet të fillojë verifikimi publik në Listën Zgjedhore që përfundon më 11 mars në mesnatë. Sipas informacioneve, Enti Shtetëror i Statistikës i përpunon të dhënat nga Lista Zgjedhore, që deri te ata dhe deri te KSHZ-ja i ka dorëzuar MPB-ja. Të mërkurën fillon edhe afati dhjetëditor për mbledhjen e nënshkrimeve të zgjedhësve për propozim të kandidatit për deputetë.
Votuesit të dhënat e tyre në Listën Zgjedhore mund t’i verifikojnë edhe para këtij afati, përmes aplikimit në faqen e internetit të KSHZ-së (www.sec.mk).
Sipas Listës së afateve të KSHZ-së më së voni 10 ditë nga shpallja e zgjedhjeve Lista Zgjedhore vendoset për verifikim publik në njësitë rajonale dhe zyrat vendore të Komisionit, por të dhënat e veta, gjithashtu mund t’i verifikojnë edhe përmes aplikimit të faqen e internetit të KSHZ-së.
Në periudhën e njëjtë nga 26 shkurti e deri më 11 mars mund të parashtrojnë kërkesë për regjistrim, plotësim apo fshirjen e të dhënave në Listën Zgjedhore edhe atë në njësitë rajonale dhe zyrat vendore të Komisionit.
Verifikim të Listës Zgjedhore do t’u mundësohet edhe të burgosurve dhe personave në paraburgim në institucionet ndëshkuese-përmirësuese. Kërkesa për regjistrim, plotësim apo fshirjen e të dhënave në certifikata të veçanta të Listës Zgjedhore gjatë verifikimit publik shtetasit e Republikës së Maqedonisë së Veriut të cilët janë në paraburgim apo ndodhen në vuajtjen e dënimit me burg e parashtrojnë përmes organit kompetent për kryerjen e sanksioneve deri te KSHZ-ja më së voni deri më 11 mars.
Verifikimi publik fillon më 26 shkurt edhe për shtetasit e Maqedonisë së Veriut të cilët jetojnë apo punojnë jashtë vendit dhe kjo mund të bëhet në përfaqësitë diplomatike-konsullore. KSHZ-ja përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme i dorëzon deri te PDK dhe zyrat konsullore burimet e veçanta nga Lista Zgjedhore për personat nga Lista Zgjedhore për personat për punë të përkohshme apo qëndrim në vendet e huaja në bazë të evidencës së organit kompetent për vendosje në verifikim publik.
Kërkesa për regjistrim, plotësim apo fshirjen e të dhënave në certifikata të veçanta të Listës Zgjedhore gjatë verifikimit publik, shtetasit e Republikës së Maqedonisë së veriut të cilët janë për punë të përkohshme apo qëndrim jashtë vendit e parashtrojnë përmes aplikimit me postë elektronike personale deri te KSHZ-ja.
Nga dita e shpalljes së zgjedhjeve e deri në përfundimin e verifikimit publik shtetasit e RMV-së të cilët janë për punë të përkohshme apo qëndrim jashtë vendit mund të dorëzojnë kërkesë të nënshkruar me dorë apo të dërguar përmes aplikimit me postë elektronike personale me të cilën paraqiten për votim në zgjedhjet e ardhshme.
Kërkesën, PDK/ZK menjëherë, ndërsa më së voni në afat pre dy ditëve pas përfundimit të verifikimit publik e dorëzon përmes postës elektronike, ndërsa MPB-ja më së voni anë afat prej 24 orëve nga dita e pranimit të të njëjtave i dorëzon në KSHZ.
Rreth kërkesave të qytetarëve KSHZ-ja është e obliguar të vendosë me vendim në afat prej 24 orëve nga dita e pranimit të kërkesës. Kundër vendimit me të cilin refuzohet kërkesa, qytetari në afat prej 24 orëve pas pranimit të vendimit mund të parashtrojë padi deri te Gjykata Administrative përmes rrugës elektronike. Pas padisë GJA vendos në afat prej 24 orëve pas pranimit të saj dhe vendimin menjëherë ia dorëzon paditësit përmes postës elektronike.
KSHZ-ja në afat prej pesë ditëve (deri më 16 mars) nga dita e përfundimit të verifikimit publik. Listën Zgjedhore e dorëzon deri te partitë politike.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Ende nuk janë numëruar mbi 96 mijë vota

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Plazh në shkurt, pushuesit në Vlorë sfidojnë temperaturat e ulta dhe lahen në det

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë