LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, a do të ketë veting për gjykatësit dhe prokurorët?

Maqedoni, a do të ketë veting për gjykatësit dhe prokurorët?

Të gjithë janë për veting, por të gjithë në mënyrë të ndryshme e kuptojnë vetingun dhe askush nuk ka koncept të qartë se si do të zbatohej vetingu.

Pushteti dhe opozita maqedonase në vend se t’i përafrojnë qëndrimet ata po akuzojnë njëri-tjetrin dhe jemi larg nga një konsensus të mundshëm rreth vetingut në gjyqësi, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Kryeministri Zaev thotë se nuk heq dorë nga ‘pastrimi’ i gjykatësve dhe prokurorëve për shkak se qytetarët presin një gjë të tillë. Sipas tij, duhet të merret parasysh se një procesi i tillë do të rezultojë me mungesë serioze të kuadrit në sistemin gjyqësor.

Për kryetarin e OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski gjyqësisë së Maqedonisë i nevojitet më shumë se sa veting në mënyrë që të zgjidhen problemet.

“Ne duhet të sigurojmë reforma strukturore që do të sjellin gjyqësisë të reformuar dhe prokurori të reformuar. Por këtë duhet ta bëjmë ne si politikanë, të heqim dorë nga çdo ndikim që potencialisht në të ardhmen do ta bëjmë. Të ofrojmë metodologji, dhe më pastaj të ofrojmë zinxhir dhe frena që do të vëzhgojnë punën e gjykatësve dhe prokurorëve”, thotë Mickoski.

Deklaratën e Mickoskit e kundërshtuan nga LSDM duke thënë se Mickoski është kundër vetingut të gjykatësve dhe prokurorëve.

“Është e qartë se Mickoski nuk dëshiron drejtësi, nuk don sundim të së drejtës, nuk dëshiron që gjykatësit profesional të ndahen nga ata që nuk kanë integritet”, thonë nga LSDM.

Ndryshe, BDI muajve të kaluar ka qenë më e zëshme për vetigunt. Kjo parti tashmë ka përgatitur Propozim-ligj për zbatimin e vetingut të të gjithë funksionarëve. Propozimi u është dorëzuar parive politike dhe ende nuk është lëshuar në procedurë kuvendare./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Lajme
“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

Lajme
QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata

QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata "Alwaleed Philanthropies Global" në bashkëpunim me Fondacionin “Jahjaga”

Shëndetësi
Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Lajme
Kalo në kategori