LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, përveç zyrave të Avokatit të popullit, parregullsitë zgjedhore do të mund të paraqiten edhe në linja telefonike

Maqedoni, përveç zyrave të Avokatit të popullit, parregullsitë zgjedhore do të mund të paraqiten edhe në linja telefonike

Zyrat e Avokatit të popullit në Shkup, Manastir, Kërçovë, Kumanovë, Strumicë, Tetovë dhe Shtip, nesër në ditën e rrethit të parë të Zgjedhjeve lokale 2017, nga ora 7:00 deri në ora 19:00 do të jenë të hapura për qytetarët, me qëllim të ndihmës në realizim dhe mbrojtjen e të drejtës për votë.

Përveç se personalisht në këto zyra, qytetarët do të mund t’i paraqesin parregullsitë zgjedhore edhe në numrat e telefonit në Zyrën e Shkupit në 02 3129-327 dhe 3129-367, në Manastir në 047 242-310, Kërçovë në 045 228-586, Kumanovë në 031 431-488, Strumicë në 034 329-996, Tetovë në 044 344-082 dhe në Shtip në 032 389-701.

Avokati i popullit, Ixhet Memeti në kumtesën për mediat e theksoi rëndësinë e respektimit të së drejtës për shprehje të lirë të vullnetit të popullit, si një ndër të drejtat fundamentale të njeriut, gjë që kontribuon në krijimin e institucioneve demokratike dhe funksionale për shoqëri të shëndoshë demokratike.


Në këtë drejtim, Avokati i popullit apelon deri te të gjithë, veçanërisht te organet kompetente, në kuadër të mundësive dhe kompetencave të tyre të kontribuojnë për realizimin e zgjedhjeve në të cilat votimi do të bëhet në mënyrë të lirë dhe të pandërpreë, në pajtim me ligjin dhe duke respektuar të drejtat e njeriut./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj

Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj

Lajme
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës

E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës

Politikë
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama

U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama

Lajme
Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë 'shteti Bektashi' - Samarxhi zbulon detajet

Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë 'shteti Bektashi' - Samarxhi zbulon detajet

Lajme
Tomë Gashi: Vetëvendosje dëshiron me formu një SPAK në Kosovë

Tomë Gashi: Vetëvendosje dëshiron me formu një SPAK në Kosovë

Drejtësi
Avokati shpalos detajet nga seanca e sotme kur familja e Liridona Ademajt u përballen me vrasësit

Avokati shpalos detajet nga seanca e sotme kur familja e Liridona Ademajt u përballen me vrasësit

Drejtësi
Kalo në kategori