Maqedoni, nga viti i ardhshëm rryma elektrike do të shtrenjtohet për rreth 5 për qind
Nga 1 janari rryma do të shtrenjtohet për gati pesë për qind, nëse Komisioni Rregullator Energjetik i pranon të gjitha shpenzimet e dorëzuara për shqyrtim nga kompanitë energjetike. Po ashtu, shkak për rritjen e çmimeve do të jetë edhe rritja e TVSH-së, për energjinë elektrike nga pesë në dhjetë për qind. Çmimi i ri vlen për familjet dhe kompanitë e vogla.
“Komisioni Rregullator Energjetik i përcakton çmimet pa TVSH. Rritja e TVSH-së, për të qenë më të saktë, për çmimin është 4.72 për qind. TVSH-ja rritet nga pesë në dhjetë për qind, por ndikimi në koston përfundimtare është 4.72 për qind”, u shpreh Marko Bislimovski – Kryetar i KRRE-së.
Sa i përket kostove nga MEPSO, rregullatori ka pranuar kërkesë për rritje prej 30 për qind të çmimit të transmisionit të energjisë elektrike. Në tenderin e EVN Home, për prokurimin e energjisë elektrike për gjashtëmujorin e parë të vitit 2023, në të cilin EMV-ja shtetërore ka qenë ofertues i vetëm, është ofruar çmimi prej 56 euro për megavat orë.
“Ajo që është e qartë është se në pjesën e tregut të rregulluar për nevoja të konsumatorëve të vegjël dhe amvisërive nuk kemi nevojë të importojmë energji elektrike dhe është zero denarë”, tha Marko Bislimovski – Kryetar i KRRE-së.
Në ditët në vijim, e më së voni deri më datën 31 të këtij muaji, zyrtarisht do të bëhet e ditur se sa do të jenë kostot e energjisë elektrike për qytetarët. Në periudhën në vijim mbeten katër blloqet tarifore, si dhe rryma e lirë pas orës 22 deri në orën 7 të mëngjesit, si dhe gjatë gjithë ditës të dielave. /Alsat.mk/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLejet për armë bëjnë bum në Kosovë
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Kërcënoi Kurtin në emër të "Brigada Sever", arrestohet një person në Zveçan
“Vijat e kuqe” pushtet-opozitë, të vërteta apo kalkulime për vota?
I kthehet masa e suspendimit hetuesit policor
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles